Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është parë duke shijuar një çaj në parkun e Gërmisë në Prishtinë, së bashku me kandidatin për deputet, Hysamedin Feraj.
Të dy politikanët janë në garë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit dhe po marrin mbështetje në mbarë Kosovën për qeverinë e ardhshme Kurti 3. Gjatë fushatës, ata kanë qenë aktivë në takime me qytetarët, duke ndarë vizionin e tyre për të ardhmen e vendit.
Mbështetja për Sveçlën dhe Ferajn po rritet, ndërsa ata vazhdojnë takimet me qytetarë në çdo cep të Kosovës, duke forcuar besimin në platformën dhe qëllimet e tyre politike./Raporto24



























