MIT: Po vazhdojnë ndërhyrjet në rrugën Mitrovicë–Bajgorë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në rrugën Mitrovicë–Bajgorë.

 

Sipas ministrisë, aktualisht po bëhet zëvendësimi i gabioneve të dëmtuara, ndërsa në disa pjesë të këtij segmenti do të vendosen edhe mbrojtëse të reja anësore.

Këto ndërhyrje, sipas njoftimit, po realizohen me qëllim të rritjes së sigurisë në qarkullim dhe përmirësimit të infrastrukturës rrugore.

Ministria e Infrastrukturës ka bërë me dije gjithashtu se është duke u hartuar projekti për rehabilitimin e pjesës së mbetur të rrugës, i cili do të përfshijë edhe rivitalizimin e urave përgjatë këtij segmenti.

 

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish