Protestuesit po vazhdojnë presionin ndaj deputetëve, derisa brenda Kuvendit të Kosovës po mbahet seanca ku po trajtohet ligji për Dhomat e Specializuara.
Gjatë protestës janë hedhur edhe mjete piroteknike në oborrin e kuvendit.
Në ndërkohë, Policia e Kosovës ka shtuar praninë dhe ka vendosur një kordon policor te vendparkimi i veturave të kuvendit, duke angazhuar edhe njësi të specializuara.
Deri tani, protesta po zhvillohet e qetë, ndërsa deputetët po vazhdojnë punimet e seancës


























