Situata e ditës së sotshme në Kuvend është shtensionar. Deputët PDK-së kanë liruar foltoren dhe Kryeparlamentari Konjufca ka vazhduar me leximin e pikave të rendit të ditës.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili u përfshi në përleshjen fizike paradite, ka lëshuar sallën e Kuvendit. Pas tij edhe ministri Hekuran Murati.
Deputetja Ganimete Musliu ka thënë se me largimin e Muratit e Bislimit, janë plotësuar kërkesat e PDK-së.
“Kerkesa e Grupit Parlamentar te PDK- se u realizua.
Dy ministrat e dhunshem u larguan nga Seanca.
Besnik Bislimi dhe Hekuran Murati nuk jane me ne seance.
Dhuna nuk Kalon!
#Rrenc #ZHYLL #Mashtrues”, ka shkruar Musliu.


























