Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se zgjedhja e Presidentit është çështje emergjente dhe se kjo vendimmarrje nuk duhet të shtyhet më tej, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka thënë se Kosovës i duhet stabilitet institucional, përgjegjësi politike dhe institucione me mandat të plotë.
“Sot Kosovës i duhet Presidenti”, ka shkruar Nagavci.
“Kjo përgjegjësi është sot para nesh”, ka përfunduar Nagavci.


























