Një 27-vjeçar nga Kosova është ndaluar nga Policia në Portin e Durrësit, transmeton Kosova Post.
Personi me inicialet A.K., 27 vjeç, banues në Kosovë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë të PKK Port Durrës, në hyrje të territorit shqiptar, është ndaluar dhe intervistuar në portin e Durrësit nga policia shqiptare, i cili ishte i vëzhguar nga katër shtete, për fitime të majme në bixhoz (forex- berz) dhe të deklaruara në bankat e këtyre shteteve.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Shtetit shqiptar.
Sipas Policisë, bëhet fjalë për të dyshuarin A.K., 27 vjeçar.
“Ndërsa nga shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, u bë ndalimi në flagrancë i shtetasit kosovar A.K., 27 vjeç banues në Kosovë.


























