Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Rrëzóhet minarja e xhamisë në Plluzhinë të Skenderajt nga erërat e fuqishme

    Rrëzóhet minarja e xhamisë në Plluzhinë të Skenderajt nga erërat e fuqishme

    Stúhia dyshohet se shkaktoi zj@rr në Shirokë të Suharekës

    Stúhia dyshohet se shkaktoi zj@rr në Shirokë të Suharekës

    Kërkohet ndihmë për gjetjen e tre personave të zhdúkur

    U jepet lamtumira e fundit tre kosovarëve që vdiqën tr@gjikisht në Shkup

    Stuhia Eowyn/ Irlanda mbyll shkollat dhe universitetet të premten

    Stuhi e fuqishme godet Kosovën për të dytën ditë radhazi, dëme në disa komuna

    KEDS paralajmëron për mundësi të ndërprerjeve të energjisë shkaku i motit të lig

    KEDS paralajmëron për mundësi të ndërprerjeve të energjisë shkaku i motit të lig

    MIT: Po vazhdojnë ndërhyrjet në rrugën Mitrovicë–Bajgorë

    MIT: Po vazhdojnë ndërhyrjet në rrugën Mitrovicë–Bajgorë

    Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

    Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

    Presidenca sqaron shpenzimet zyrtare të Haxhiut nga prilli deri në qershor

    Presidenca sqaron shpenzimet zyrtare të Haxhiut nga prilli deri në qershor

    Shefqet Krasniqi: Para fesë, e vendos kombësinë: Nuk ka mundësi të jesh musliman e të mos jesh atdhetar

    Shefqet Krasniqi: Para fesë, e vendos kombësinë: Nuk ka mundësi të jesh musliman e të mos jesh atdhetar

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Nëna në diasporë – edukimi familjar si akt mbijetese kombëtare

21 Korrik 2026, 13:36
në Lajme
Nëna në diasporë – edukimi familjar si akt mbijetese kombëtare
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elfete Çitaku Sinana

Gruaja shqiptare në diasporë si shtyllë e padukshme e identitetit kombëtar

Ekziston një e vërtetë që nuk regjistrohet në statistika, por që dëgjohet në përditshmëri, të cilën e vërejmë si në të folur, ashtu edhe në mënyrën e jetesës. Për shembull, në të folur e vërejmë në mënyrën se si një fëmijë i drejtohet nënës së vet kur i thotë “nanë”, apo “mama”. Dhe, mund të jetë se pikërisht këtu nis kuptimi i kësaj teme.

Për shembull, në diasporë roli i nënave shqiptare nuk mund të reduktohet vetëm në rolin e zakonshëm të prindit. Ajo atje përfaqëson edhe një institucion të tërë më vete; atje ajo është një shkollë pa ndërtesë, një katedër pa titull, një program edukimi që nuk është i shkruar në dokumente, por që jeton në praktikën e përditshme, një identitet dhe, gjithsesi, vetë atdheu. Brenda hapësirës familjare te gjeneratat e reja, fëmijët e saj, po edhe si gjyshe te nipat e mbesat, ajo ndërton themelet e para të formimit gjuhësor, kulturor, moral e kombëtar.

Nga takimet e mia me nënat shqiptare në Zvicër kam kuptuar gjithë këtë rol të tyre në diasporë. Njëherë një nënë në Zvicër më tha: “Unë nuk jam veç një nanë që i rriti fëmijët. Unë jam edhe një mësuese, edhe një kujdestare e gjuhës, edhe kujtimi i vendit tonë. Ndonjëherë e ndiej se po luftoj në heshtje që fëmijët e mi mos ta humbin atë që jemi. Dhe, do Zoti që mos ta humbin kurrë!”

Mbi të gjitha, nëna shqiptare në diasporë mbetet mbrojtësja kryesore, e para dhe e fundit e identitetit tonë. Ajo është ajo hallkë e padukshme që na e lidh të kaluarën me të tashmen, dhe që e bën të mundur vazhdimësinë në një mjedis të ri, aty ku rreziku i zbehjes së përkatësisë është gjithmonë i pranishëm.

NËNA SI INSTITUCIONI I PARË ARSIMOR NË DIASPORË

Në mëngjeset e hershme zvicerane, kur fëmijët nisen për në shkollë dhe në shtëpi dëgjohet përzierja e shqipes me gjermanishten, frëngjishten, italishten apo anglishten, nëna shqiptare gjendet në një pozicion të veçantë e me peshë të madhe. Ajo është njëfarë përkthyese e paautorizuar, por jo vetëm në kuptimin gjuhësor. Ajo përkthen edhe më nyra të të menduarit, vlera, kode sjelljeje dhe ndjeshmëri kulturore, duke i selektuar me kujdes, që fëmija i saj të mos e humbë të tijën, origjinalen. Në një anë është sistemi në vendin ku është, zviceran, italian, francez etj., me disiplinën, rregullin dhe integrimin e tij të strukturuar, dhe, në anën tjetër është bota identitare, kujtesa kombëtare dhe ndjeshmëria shqiptare e kujtesës, e emocioneve familjare dhe e lidhjeve të forta ndër breza me familjen dhe atdheun.

Prandaj, për shumë nëna, sfida më e madhe nuk është vetëm që fëmija ta mësojë gjuhën e vendit ku jeton, por, gjithsesi, më e fortë është ndjenja që mos ta humbasë gjuhën e zemrës: gjuhën e nënës. Sepse gjuha shqipe në diasporë nuk është thjesht mjet komunikimi. Gjuha shqipe në diasporë është një kujtesë, është një identitet, një mënyrë për ta ruajtur një lidhje të gjallë me gjyshërit, me rrënjët, me historinë familjare që nuk mund të zëvendësohet nga asnjë gjuhë tjetër. Gjuha shqipe në diasporë është atdheu vetë.

E, në këtë proces, nëna shqiptare shpesh mbetet pa mbështetje institucionale. Këtë e them edhe si fëmijë, po tani edhe si nënë e dy fëmijëve në diasporë. Nëna shqiptare në diasporë nuk ka ndonjë program kombëtar për ta mbështetur në kauzën e saj kombëtare. Gjithçka varet nga vetëdija e saj, nga lodhja e saj e përditshme, nga këmbëngulja për të mos lejuar që fëmija të bëhet “i huaj” në shtëpinë e vet. Dhe kjo është një punë e heshtur, e padukshme, që rrallëherë vlerësohet sa duhet, dhe, në fakt dhe për fat të keq, gjer më sot nuk është vlerësuar kurrë.

Mirëpo, nëna shqiptare është e veçantë. Ajo nuk pret falënderime e vlerësime për të vazhduar. Ajo është më vetëmohuesja. Dhe, në këtë sfidë asaj i lind edhe një forcë e jashtëzakonshme. Prandaj, nëna shqiptare në dia sporë, me një kujdes të shtuar, nuk është vetëm ruajtëse e traditës, por edhe një ndërtuese e një identiteti të ri, më kompleks dhe më të hapur. Ajo i rrit fëmijët duke i mësuar të jetojnë mes kulturave pa e humbur veten, duke kuptuar se përkatësia nuk është kufizim, por pasuri.

Për shembull, para se fëmija të hyjë në shkollën formale në Zvicër, ai kalon nëpër një shkollë tjetër: shtëpinë-familjen shqiptare. Brenda kësaj hapësire nëna sikur e merr rolin e mësueses së parë dhe më të qëndrueshme në jetën e secilit fëmijë. Dhe kështu, edukimi që ajo ofron nuk kufizohet vetëm në mësimin e fjalëve. Përmes ndërveprimeve të për ditshme, ajo përcjell mënyrën e të folurit, normat e komunikimit, format e përshëndetjes, respektin ndaj më të moshuarve dhe rëndësinë e mbajtjes së fjalës – besës. E, kjo është pika kyçe e identitetit tonë kombëtar. Në këtë kuptim, nëna shqiptare, pra, nuk ndërton vetëm kompetencën gjuhësore të fëmijës, por edhe bazat etike dhe sociale të tij.

Në një shoqëri si ajo në Perëndim, zvicerane, franceze, italiane e gjermane, e karakterizuar nga një sistem arsimor i zhvilluar dhe i strukturuar, sfida nuk qëndron në mungesën e edukimit institucional, por në rrezikun që ky edukim ta zëvendësojë ose ta zbehë ndikimin e edukimit familjar tradicional. Pikë risht në këtë pikë nëna shqiptare shfaqet si një faktor balancues. Ajo nuk hyn në konkurrencë me shkollën, por e plotëson atë, duke ruajtur dimensionin kulturor dhe moral që nuk mund të institucionalizohet plotësisht. Megjithatë, në shumë raste, ky rol merr edhe formën e një qëndrimi të heshtur kritik ndaj disa elementeve të edukimit të jashtëm, duke synuar të mbrojë dhe të ruajë vlerat që ajo i konsideron thelbësore

GJUHA SHQIPE DHE BETEJA E PËRDITSHME PËR TA RUAJTUR

Gjuha shqipe në diasporë nuk ruhet përmes deklaratave simbolike të politikanëve. Ajo ruhet përmes përdorimit të përditshëm dhe investimit institucional nga atdheu; ndoshta ka ardhur koha që atdheu ta ndihmojë diasporën, siç diaspora gjithmonë punoi e jetoi për atdheun.

Pra, përdorimi i gjuhës sonë shqipe në diasporë nuk zhvillohet në institucione, por kryesisht në hapësirat më intime të jetës familjare: në kuzhinë, në dhomën e ndejës, në komunikimin e zakonshëm mes prindit dhe fëmijës, qoftë edhe në një qortim të lehtë apo në një përkëdhelje gjatë lojës, në vizitat e ndërsjella mes familjeve shqiptare në mërgim, në telefonatat e përmalluara me familjarët në atdhe…

Në shumë familje shqiptare në diasporë vërehet një dukuri e përsëritur së fundmi me të madhe: fëmijët janë të prirë të përgjigjen në gjuhë të huaj, madje edhe në rastet kur nënat këmbëngulin në përdorimin e gjuhës amtare; fëmijët u flasin gjermanisht, e nënat ua kthejnë në shqip, sikur për t’ua kujtuar se po komunikojnë gabim, dhe se nuk është ajo gjuha me të cilën duhet të flasin me nënën. Ky qëndrim nuk është kokëfortësi, por si një formë e vetëdijshme veprimi për ruajtjen e gjuhës.

Një nënë, pasi qamë hallet e diskutuam bukur gjatë për këtë temë, m’u shpreh kështu: “Ndonjëherë lodhem duke e përsëritur shqip të njëjtën gjë, ndërsa ata (fëmijët) më përgjigjen në gjermanisht. Mirëpo, pastaj mendoj se, nëse unë ndalem, ata do ta marrin si aprovim, dhe do ta lënë edhe më shumë shqipen.”

Rëndësia e kësaj përpjekjeje bëhet e qartë kur merret parasysh lidhja e drejtpërdrejtë mes gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare – identitetit tonë.

Në momentin kur përdorimi i gjuhës fillon të bjerë, edhe vetëdija identitare fillon të zbehet, jo në mënyrë të menjëhershme, por gradualisht, si një proces i heshtur.

Studimet mbi komunitetet emigrante tregojnë një prirje të përgjithshme ndër breza, e që tregon se brezi i parë e ruan gjuhën; brezi i dytë e përzien atë me gjuhën e vendit pritës; ndërsa brezi i tretë, në shumë raste, e humb përdorimin aktiv të saj. Në këtë proces të ngadalshëm zbehjeje, nënat shqiptare sikur e kanë kuptuar se roli vendimtar nuk u takon institucioneve apo organizatave, por individëve brenda familjes. Prandaj edhe në mënyrë të veçantë, janë pikërisht ato që, përmes këmbënguljes së tyre të përditshme, ndikojnë drejtpërdrejt në ngadalësimin e këtij procesi dhe në ruajtjen dhe promovimin e traditës dhe identitetit tonë kombëtar.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Rrëzóhet minarja e xhamisë në Plluzhinë të Skenderajt nga erërat e fuqishme

Rrëzóhet minarja e xhamisë në Plluzhinë të Skenderajt nga erërat e fuqishme

9 minuta më parë
Stúhia dyshohet se shkaktoi zj@rr në Shirokë të Suharekës

Stúhia dyshohet se shkaktoi zj@rr në Shirokë të Suharekës

23 minuta më parë
Kërkohet ndihmë për gjetjen e tre personave të zhdúkur

U jepet lamtumira e fundit tre kosovarëve që vdiqën tr@gjikisht në Shkup

37 minuta më parë
Stuhia Eowyn/ Irlanda mbyll shkollat dhe universitetet të premten

Stuhi e fuqishme godet Kosovën për të dytën ditë radhazi, dëme në disa komuna

1 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH