Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Muja thotë se qumështorja “Vita” furnizohet me ujë për ujitje, akuzon edhe kompaninë “Drini i Bardhë”

    Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

    I kujt është Ulqini – shqiptar apo malazez?

    Arrestohet i kërkuari për disa vepra penale, tentoi të ikte nga policia në drejtim të Serbisë

    AUV: Vaji i palmës i pranishëm në gjysmën e rasteve me mospërputhje

    Haxhiu: EtnoFest-i i përket Kukajt

    Haxhiu: EtnoFest-i i përket Kukajt

    Miratohet konkursi për 34 prokurorë, 10 vende të rezervuara për komunitetet

    Nga sot ndryshon regjimi i qarkullimit në rrugën “Tirana” në lagjen Lakërishtë

    Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apel urgjent për bujqit dhe qytetarët

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Nesër përfundon afati, Kosova e Serbia i çojnë në Bruksel idetë se si të zbatohet Marrëveshja Bazike pas takimeve pa sukses

17 Korrik 2024, 12:50
në Kryesore, Lajme
Nesër përfundon afati, Kosova e Serbia i çojnë në Bruksel idetë se si të zbatohet Marrëveshja Bazike pas takimeve pa sukses
Share on FacebookShare on Twitter

Nesër përfundon afati që iu dha Kosovës dhe Serbisë për t’i dërguar në Bruksel komentet e tyre mbi një plan sekuencimi për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilën kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq u morën vesh vitin e kaluar.

Serbia e kërkon Asociacionin, ndërsa Kosova njohjen ‘de facto’. Marrëveshja ka mbetur pa u zbatuar, ndërsa BE-ja po kërkon ta gjejë një mënyrë që kjo të ndodh. Daniel Serwer nuk sheh gatishmëri për këtë nga asnjëra palë.

Qeveria e Kosovës mund t’i ketë dërguar sot në Bruksel komentet e saj mbi planin e sekuencimit të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Në takimin e fundit ndërmjet kryenegociatorëve Besnik Bislimi e Petar Petkoviq më 2 korrik, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak kërkoi nga palët që t’i dërgojnë komentet e tyre deri më 18 korrik.

Klisman Kadiu, këshilltar i Bislimit, tha të martën se Qeveria do t’i dërgojë komentet brenda afatit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i dorëzojë komentet e saj me shkrim mbi dokumentin e planit të sekuencimit, brenda kohës së paraparë, pra 18 korrikut, sipas kërkesës së emisarit Lajçak”, tha ai për Kohën.

Kadiu tha se vitin e kaluar dhe këtë vit, Kosova “ka paraqitur propozime konkrete dhe komente për secilën pikë, të versioneve të planit të sekuencimit, duke dëshmuar konstruktivitetin, si dhe gatishmërinë e vullnetin për zbatim të marrëveshjeve”.

“Që marrëveshjet të zbatohen në plotni, duhet po e njëjta qasje dhe nga pala tjetër, gjë e cila deri më tash, fatkeqësisht ka munguar”, tha ai.

Në bazë të komenteve që do të dërgohen prej të dyja palëve, ndërmjetësit europianë do ta nxjerrin një propozim të ri për zbatimin e marrëveshjes, siç tha Bislimi më 2 korrik.

Atë ditë, Bislimi dhe Petkoviq qëndruan në Bruksel deri vonë. Atje kishin shkuar për ta gjetur një zgjidhje për mënyrën e zbatimit të Marrëveshjes Bazike.

Takimet e ndara me Lajçakun e më pas takimi i përbashkët trepalësh nuk prodhuan ndonjë dakordim.

Për rreth shtatë orë u diskutuan një sërë çështjesh, ndërsa Lajçak tha se ishin pajtuar “për një numër të hapave të ardhshëm”.

Bislimi tha se pala serbe ishte e interesuar të diskutonte vetëm për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Petkoviq pranoi se kishte këmbëngulur në atë çështje, të cilën ai e quajti “thelbësore për mbijetesën e serbëve dhe procesin e normalizimit”.

Një javë pas atij takimi, Lajçak shkroi në Facebook se nuk ishte arritur ndonjë përparim.

“Fatkeqësisht, nuk arritëm të bëjmë përparim në tablonë e madhe – zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, shkroi ai, megjithëse përsëriti se ishin dakorduar për hapa konkretë “për disa çështje praktike”.

Takimit të kryenegociatorëve i kishte paraprirë një udhëtim i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Më 26 qershor ata u rikthyen në kryeqendrën europiane dhe pavarësisht se BE-ja paralajmëroi se ata do të merrnin pjesë në takime të ndara me shefin e diplomacisë europiane, Josep Borrell, pasuar nga një takim trepalësh, kjo e dyta nuk ndodhi.

BE-ja i organizoi takimet me Kurtin e Vuçiqin për të analizuar, siç u tha, atë që është arritur në dialog nën udhëheqjen e Borrellit dhe për “rrugën përpara”.

Kurti e Vuçiq nuk u ulën përballë njëri-tjetrit për të diskutuar për mënyrën e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve të arritur më 27 shkurt 2023 dhe për aneksin e zbatimit të saj të 18 marsit 2023.

Për profesorin amerikan në universitetin John Hopkins, Daniel Serwer është shumë e qartë se as Kosova dhe as Serbia nuk janë të interesuara për normalizimin e marrëdhënieve, shkruan Gazeta Express.“Mendoj që është krejt e qartë që as autoritetet e Serbisë e as autoritetet e Kosovës nuk janë të gatshme për normalizim të marrëdhënieve. Qëllimi i dialogut do të duhej të ishte një zgjidhje e përhershme ligjore mes Kosovës dhe Serbisë. Por që është e qartë se ende nuk jemi të gatshëm për një gjë të tillë”, tha ai të martën në RTK.

Lajçak ishte për vizitë në Prishtinë dhe Beograd para se Kurti dhe Vuçiq të ftoheshin për të shkuar në Bruksel. Ai tha se kishte ardhur për “mënyrën e ripërqendrimit në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çfarë hapash konkret do të ndërmarrim”.

Mandati i tij si i dërguar për dialogun është zgjatur deri në janar 2015. Ai tha se ka ende punë për të bërë.

Etiketat: Asociacioni i Komunave me Shumicë SerbeBEDialogukosovaSerbia
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Në Berlin do hapet ekspozita për ma*sakrat e kryer nga Serbia në Kosovë

1 vit më parë
Guerot: Asociacioni do ta ndryshonte atmosferën në Paris

Projektligji i Senatit Amerikan mund të shk*atërrojë Rusinë, por edhe të dëmtojë BE

Rohde: Politikanët në Kosovë duhet të vendosin shtetin të parin, pastaj partinë

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH