Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Shënohet 27 Prilli – Dita e Personave të Pagjetur

    Shënohet 27 Prilli – Dita e Personave të Pagjetur

    Kurti në hapjen e zyrës në veri: Diskriminimit i ka ardhur fundi

    Kurti në hapjen e zyrës në veri: Diskriminimit i ka ardhur fundi

    Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe në Ditën e të Zhdukurve

    Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe në Ditën e të Zhdukurve

    Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jelena Gjukanoviq

    Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jelena Gjukanoviq

    KEDS-i njofton për punimet në rrjet

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

    Rubio bisedë telefonike me kryediplomatin e Emirateve të Bashkuara Arabe

    Rubio bisedë telefonike me kryediplomatin e Emirateve të Bashkuara Arabe

    Lushaku-Sadriu: S’ka më ndërrim të tretë në shkollat e Prishtinës

    Lushaku-Sadriu i reagon Nagavcit: Emrin e keni, tregoni a i keni 66 vota

    Erdogan bisedë telefonike me Trumpin, të shtënat në darkën e Shtëpisë së Bardhë i quan një “akt të urryer”

    Erdogan bisedë telefonike me Trumpin, të shtënat në darkën e Shtëpisë së Bardhë i quan një “akt të urryer”

    Nagavci: Zgjedhja e Presidentit nga populli do të kishte legjimitet më të madh demokratik

    Nagavci: Edhe sonte presim tri propozimet për president nga PDK e LDK

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Nga varësia prej drogës në shërim – një udhëtim shprese dhe transformimi

19 Tetor 2024, 16:18
në Shëndetësi
Nga varësia prej drogës në shërim – një udhëtim shprese dhe transformimi
Share on FacebookShare on Twitter

Një 20-vjeçar nga Prishtina ka bërë me sukses udhëtimin e mundimshëm nga varësia prej drogave deri te shërimi.

Për gati katër vjet thotë se ka jetuar në një botë që sot nuk i duket reale – shpesh i çorientuar dhe në ankth.

“Më janë çelur sytë. Jam shumë, shumë i lumtur. Vetëm që tre muaj jetoj në botën e vërtetë”, thotë Lumi.

Ky emër, atij i është vendosur nga redaksia e Radios Evropa e Lirë për t’ia ruajtur identitetin.

Gjatë rrëfimit, ai tregon se gjithçka nisi kur ishte 16 vjeç e gjysmë.

“Kishte periudha kur merrja gjashtë doza kokainë brenda ditës”.
“Kishte periudha kur merrja gjashtë doza kokainë brenda ditës”.

I gjendur në një mjedis, ku kurioziteti dhe ndikimi i bashkëmoshatarëve shpesh ndeshen, Lumi filloi të përdorte marihuanë derisa ndiqte mësimet në një shkollë të mesme private në Prishtinë.

Fillimisht, thotë se ishte një eksperiencë e rastësishme, e nxitur nga kurioziteti.

Megjithatë, brenda vitit, kaloi në kokainë – lloj më i rëndë i drogës.

“… sepse, shokët më thoshin të bën të ndihesh mirë dhe pozitiv”, kujton ai.

Pa i kuptuar pasojat në shëndet, as ato fizike, as psikologjike, Lumi thotë se, gradualisht, arriti në pikën kur nuk funksiononte dot pa drogë.

I ardhur nga një familje me kushte të mira materiale, thotë se substancat i ka siguruar vetë dhe se vetëm një herë i është dashur t’i marrë para babait, pa dijeninë e tij.

“Kishte periudha kur merrja gjashtë doza kokainë brenda ditës”, tregon 20-vjeçari.

Ai thotë se nuk e kishte të vështirë ta siguronte atë, pasi që njihte njerëz që “e shisnin nga dora në dorë”.

Edhe pse nuk ka statistika të sakta, psikiatri Bujar Berisha beson se deri në 2 për qind e popullsisë mbi 1.5-milionëshe të vendit janë përdorues të drogave të ndryshme.
Edhe pse nuk ka statistika të sakta, psikiatri Bujar Berisha beson se deri në 2 për qind e popullsisë mbi 1.5-milionëshe të vendit janë përdorues të drogave të ndryshme.

Lumi i kaloi kështu ditët – herë në lumturi të rreme, herë në pasiguri – deri më herët këtë vit, kur shoku i tij i ngushtë vdiq nga mbidoza e drogës.

“Kjo ishte pikë kthese për mua, një goditje e rëndë që më bëri të kuptoj se duhet të ndryshoj”, thotë ai.

Fillimisht, tregon se nisi ta zvogëlonte dozën e kokainës dhe të përpiqej ta mundte varësinë me marihuanë. Pastaj, vendosi t’u tregonte prindërve për problemin dhe të kërkonte ndihmë profesionale.

Statistika se sa individë e përfundojnë me sukses trajtimin te profesionistët, nuk ka.
Statistika se sa individë e përfundojnë me sukses trajtimin te profesionistët, nuk ka.

Pa dashur të flasë shumë për rehabilitimin, thotë se ai nuk ishte aspak i lehtë, zgjati mbi tre muaj, por se çdo fazë e tij “ishte e vlefshme për jetën”.

“Mosha e përdoruesve në rënie”

Në Spitalin Psikiatrik Amerikan Brain Rezonanca në Prishtinë, që u bë strehë e Lumit për disa javë, drejtor është psikiatri Bujar Berisha.

Ai tregon se shpenzimet për shërbime në këtë institucion, paguhen nga vetë pacientët ose familjarët e tyre.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Berisha thotë se numri i përdoruesve të drogës në Kosovë, sidomos tek adoleshentët, është rritur kohëve të fundit.

Psikiatri Bujar Berisha (majtas), drejtor në Spitalin Psikiatrik Amerikan Brain Rezonanca në Prishtinë.
Psikiatri Bujar Berisha (majtas), drejtor në Spitalin Psikiatrik Amerikan Brain Rezonanca në Prishtinë.

Edhe pse nuk ka statistika të sakta, ai beson se deri në 2 për qind e popullsisë mbi 1.5-milionëshe të vendit janë përdorues të drogave të ndryshme.

Për të, edhe më shqetësues është fakti se mosha e përdoruesve është në rënie.

Sipas tij, ata nxiten kryesisht nga kurioziteti dhe dëshira për të krijuar një identitet të rremë.

“Në këta 20 vjetët e fundit, edhe në aspektin hormonal, adoleshenca fillon më herët. Kështu që abuzimi me substanca narkotike, nëse ka nisur në moshën 14-vjeçare, tash nis në moshën 12 apo 11-vjeçare. Raste të rralla mund të ketë edhe nën këto mosha”, thotë Berisha.

Një dhomë ku trajtohen personat e varur nga droga në SP American Brain.
Një dhomë ku trajtohen personat e varur nga droga në SP American Brain.

Të dhëna të ngjashme ofron edhe Policia e Kosovës.

Në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë, ajo thotë se mosha e përdoruesve të identifikuar këtë vit dhe vitin e kaluar sillet nga 14 deri në 50 vjeç. Një rast, ndërkaq, ka qenë 13 vjeç.

Sipas policisë, numri i përdoruesve të evidentuar në vitin 2023 ka qenë 293, ndërsa nga fillimi i këtij viti deri në shtator janë regjistruar 171 raste.

Lufta kundër drogës në Kosovë

Përdorimi, blerja, posedimi apo shpërndarja e substancave narkotike në Kosovë janë vepra të jashtëligjshme.

Me Kodin Penal, ato dënohen me gjobë ose burg, varësisht sasisë dhe llojit të lëndës narkotike që u kapet individëve nga autoritetet e rendit.

Sipas Policisë së Kosovës, në vitin 2023 janë arrestuar 859 shkelës të dyshuar – prej tyre 74 kanë qenë të mitur nga mosha 13 deri në 18 vjeç.

Në nëntë muajt e parë të këtij viti, ndërkaq, janë arrestuar 499 persona – prej tyre 32 të mitur.

Gjatë së njëjtës periudhë kohore janë konfiskuar edhe sasi të ndryshme drogash nga trafikuesit e tyre.

Në fund të shtatorit, në rajonin e Pejës, autoritetet e rendit kanë kapur një ton drogë, të llojit kanabis, me vlerë financiare deri në pesë milionë euro.

Ndalimi i hyrjes së llojeve të ndryshme të drogave në Kosovë apo i prodhimit të tyre parashihet edhe në Strategjinë Shtetërore Kundër Drogave të viteve 2024-2028.

Në Kosovë nuk ka ndonjë qendër rehabilituese afatgjate në kuadër të institucioneve shëndetësore të shtetit.

Në shumë raste, të varurit nga droga rehabilitohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën e Psikiatrisë, ose në qendra private – qoftë në vend, qoftë jashtë.

Drejtori i Psikiatrisë, Faton Kutllovci, tregon për Radion Evropa e Lirë se, vitin e kaluar, në këtë klinikë janë trajtuar 144 pacientë, ndërsa në vitin 2022 kanë qenë 150.

Në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK vitin e kaluar janë trajtuar 144 pacientë.
Në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK vitin e kaluar janë trajtuar 144 pacientë.

Numri më i madh i tyre i përket gjinisë mashkullore dhe janë të lindur kryesisht më 1999 e këndej.

Një nga qendrat më të mëdha në Kosovë që merret me trajtimin e personave të varur nga droga, është organizata Labirint, ku, sipas raportimeve të mëhershme të REL-it, numri i atyre që kërkojnë ndihmë profesionale, shkon në mbi 2.500 në vit.

Statistika se sa individë e përfundojnë me sukses trajtimin, nuk ka.

Por, sipas një vlerësimi të Qendrave Amerikane të Varësisë, janë më pak se 43% e individëve që kërkojnë ndihmë dhe që e përfundojnë me sukses trajtimin për përdorimin e drogës dhe alkoolit.

Suksesi, sipas tyre, varet nga disa faktorë: kohëzgjatja dhe lloji i drogës së përdorur, mjedisi familjar dhe social, sfondi arsimor etj.

“Më janë çelur sytë. Jam shumë, shumë i lumtur. Vetëm që tre muaj jetoj në botën e vërtetë".
“Më janë çelur sytë. Jam shumë, shumë i lumtur. Vetëm që tre muaj jetoj në botën e vërtetë”.

Sipas një raporti që ka publikuar Organizata Botërore e Shëndetësisë në muajin qershor, 600.000 vdekje në vit i atribuohen përdorimit të drogave psikoaktive.

“Edhe sikur të flija mbi drogë, nuk do ta provoja më atë ndjenjë të çmendur”, thotë sot Lumi, i bindur se jeta e të gjithë përdoruesve mund të ndryshojë nëse kanë vullnet dhe mbështetje.

“Prej se kam dalë nga spitali, kam krijuar shoqëri të re, djem e vajza. Jam njeriu më i lumtur në botë”, përfundon 20-vjeçari, i cili tani punon si kontabilist në një kompani private.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Shënohet 27 Prilli – Dita e Personave të Pagjetur

Shënohet 27 Prilli – Dita e Personave të Pagjetur

22 minuta më parë
Kurti në hapjen e zyrës në veri: Diskriminimit i ka ardhur fundi

Kurti në hapjen e zyrës në veri: Diskriminimit i ka ardhur fundi

29 minuta më parë
Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe në Ditën e të Zhdukurve

Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe në Ditën e të Zhdukurve

40 minuta më parë
Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jelena Gjukanoviq

Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jelena Gjukanoviq

55 minuta më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH