Një grua është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 3 tetor, rreth orës 08:20.
Si pasojë e dhunës, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me konsultim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
“Prishtinë / 03.10.2026 – 08:20. Është arrestuar e dyshuara f/k për shkak se dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj, viktimës m/k. Si pasoj e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse e dyshuara në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet në raportin e Policisë.


























