Kryetarja e partisë opozitare austriake NEOS, Beate Meinl- Reisinger, tha se Bashkimi Evropian duhet të udhëheqë një politikë më të ashpër ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban, transmeton Kosova Post.
Meinl-Reisinger vlerësoi se është e nevojshme krijimi i një misioni vëzhgues të BE-së në Serbi, i cili do të hetojë akuzat për mashtrime zgjedhore dhe presionin e qeverisë ndaj opozitës, shkruan e përditshmja austriake Kleine Zeitung.
Në rastin e fundit, duhet të ketë pasoja, “deri në përfundimin e negociatave për anëtarësim në BE” me Serbinë, tha kryetarja e partisë liberale qendrore NEOS dhe përshëndeti vendimin për fillimin e negociatave të para-anëtarësimit të Bashkimit me Ukrainën dhe Moldavinë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Kosova Post nuk lejohet pa përmendur burimin.


























