Presidentja e Rrpunlikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tensioneve të sotme në veri të Kosovës.
Në twitter ajo ka shkruar se të gjithë ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë.
“Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, shkroi Osmani.