Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë parakaluar sot para krerëve shtetëror dhe qindra qytetarëve në shenjë nderimi për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, përcjell KosovaPost.
Lidhur me këtë parakalim, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se ndihet krenare teksa në llogarinë e saj në Facebook ka publikuar një video nga kjo ngjarje.
“Liria jonë është e shenjtë dhe mbrojtja e saj është detyrë e përhershme. Krenarë me ushtrinë dhe policinë tone”, ka shkruar Osmani.


























