Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar sot homologun e saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier, për Ditën Kombëtare të Gjermanisë.
Në një postim në “X”, ajo ka thënë se kjo ditë kujton rëndësinë e mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë.
“Urime Presidentit Steinmeier dhe miqve dhe aleatëve tanë në Gjermani për Ditën e Unitetit Gjerman! Ky rast i rëndësishëm na kujton rëndësinë e mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë – vlera që vazhdojnë të bashkojnë vendet dhe popujt tanë”, ka shkruar Osmani.
Dita e Unitetit Gjerman përkujton ribashkimin gjerman në vitin 1990 kur Republika Demokratike Gjermane iu bashkua Republikës Federale të Gjermanisë, kështu që për herë të parë që nga viti 1945 ekzistonte një shtet i vetëm gjerman.


























