Ish-presidenti provizor i Republikës së Kosovës, njëherësh kryetar i partisë AKR, dhe aktualisht, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, ka bërë me ditur se sonte ka qenë nikoqir në një iftar në shtëpinë e tij, me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, transmeton Kosova Post,
Afaristi Pacolli ka publikuar disa pamje, ku shihen Abazoviq me ministrat e tij dhe delegacioni përcjellës.
Krahas kryeqeveritarit të Malit të Zi, mysafirë të Pacollit ishin edhe figura të tjera, si kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe Agim Shahini.
“Kryeministrin e falënderova edhe për vizitë, dhe për përkrahjen e tij ndaj Kosovës. Është krenari kur shohim shqiptarët të avancuar në pozita të larta shtetërore në shtetet fqinj.” – ka shkruar Pacolli në fund.
Postimi i plotë:
Në iftarin e 23-të pata kënaqësi të mirëpres sonte në shtëpi Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq me menistrat e tij dhe delegacion përcjellës, përfshirë edhe miq tjerë të biznesit kosovar, në krye me mikun tim Agim Shahinin. Kryeministrin e falënderova edhe për vizitë, dhe për përkrahjen e tij ndaj Kosovës. Është krenari kur shohim shqiptarët të avancuar në pozita të larta shtetërore në shtetet fqinj.