Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në Gjykatën Themelore kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet E.R., i cili dyshohet për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”, sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
LSipas njoftimit të Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari ka keqpërdorur mjetet financiare të investuara nga një person tjetër me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, duke i shkaktuar të dëmtuarit një dëm material në vlerë prej rreth 500 mijë euro.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit E.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘Mashtrimi’ dhe ‘Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike’,” thuhet në njoftimin e institucionit.


























