Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Reagon Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

    Kurti uron Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Historia duhet të shërbejë si udhërrëfyes

    Raportohet për kërkesën e Kurtit: Specialja në lexim të parë, Presidenti dhe më pas leximi i dytë

    Ambasadat e SHBA-së dhe Italisë bëjnë thirrje për respektimin e vendimit të Kushtetueses

    Ligjet e rëndësishme mbesin pezull, kërkohet miratimi i tyre para 6 tetorit

    Nëse s’ka marrëveshje, OVL-UÇK paralajmëron tubim për të hënën para Kuvendit

    Dënimi i Thaçit, Mishetiq kërkon përgjigje: “Si e dinte Macron 6 ditë më herët?”

    Nata e dhjetë e protestës kundër aktgjykimit të Speciales në Prishtinë

    Protesta vazhdon për të 18-tën natë në Prishtinë

    Kurti dhe Hamza takohen sërish sot

    Hamza pas takimit me Kurtin: Ka mundësi për marrëveshje nëse procedohet Ligji

    Erdogan: Turqia mund të ndajë rrugët me BE-në nëse është e nevojshme

    Presidenti Erdogan: Turqia po kryen “revolucion të plotë” në industrinë e mbrojtjes

    Më shume se dy orë takim mes Kurtit e Hamzës, PDK e do miratimin e ligjit për Specialen pastaj bisedat për Presidentin

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për votën e shqiptaro-amerikanëve në Miçigan

18 Tetor 2024, 6:51
në Lajme
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për votën e shqiptaro-amerikanëve në Miçigan

A presidential debate between Republican presidential nominee former President Donald Trump, on screen at left, and Democratic presidential nominee Vice President Kamala Harris, right, is seen from the spin room, Tuesday, Sept. 10, 2024, in Philadelphia. (AP Photo/Matt Rourke)

Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa kanë mbetur më pak se tre javë nga dita e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, anketat e fundit tregojnë se gara mes dy kandidatëve, demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump është tepër e ngushtë.

Rol vendimtar në këto zgjedhje pritet të luajnë shtatë shtete të pavendosura, mes tyre Miçigani, ku jeton komuniteti i dytë më i madh i shqiptaro-amerikanëve në ShBA, pas Nju Jorkut. Ekipet elektorale të ish-Presidentit Trump dhe Nënpresidentes Harris po përpiqen të sigurojnë votën e shqiptaro-amerikanëve.

“Zëri i Amerikës” bisedoi me pjesëtarë të këtij komuniteti në Miçigan mbi ndikimin që mund të ketë politika e jashtme e dy kandidatëve, sidomos për çështjen e Kosovës, tek vota e tyre.

Imam Shuajb Gërguri i Qendrës Islame Shqiptare në Miçigan dëgjon shpesh shqetësimet e besimtarëve të kësaj qendre dhe thotë sa ata kanë prirje të ndryshme politike, por në një pikë janë në emërues të përbashkët.

“Gjëja tjetër që është e rëndësishme për shqiptarët, përveç ekonomisë që mund ta ketë vendin e parë, është edhe qëndrimi partiak në lidhje me çështjen e Kosovës. Pra qëndrimi, apo deklarimi haptaz se si do të jenë, apo çfarë do të bëjnë për Kosovën, mund të jetë përcaktues se çfarë krahu do të marrin shqiptarët dhe nga do të votojnë në këto zgjedhje”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Imam Gërguri thotë se duke pasur parasysh rolin e ish-Presidentit demokrat Bill Clinton për ndërhyrjen e NATO-s në ndaljen e spastrimit etnik në Kosovë dhe veprimet e demokratëve të tjerë më pas, ka një lidhje mes komunitetit dhe demokratëve në Shtetet e Bashkuara.

Politika e Uashingtonit ndaj Ballkanit Perëndimor ka qenë në përgjithësi dy partiake. Kosova u njoh nga Shtetet e Bashkuara gjatë administratës së ish-Presidentit republikan George W. Bush dhe politikanë me peshë që kanë mbështetur Kosovën përfshijnë si demokratë edhe republikanë.

Valentin Lumaj, një aktivist shqiptaro-amerikan, i angazhuar me fushatën e ish-Presidentit Donald Trump, bie dakord se realiteti në Kosovë do të jetë një nga faktorët që do të përcaktojë vullnetin e shqiptaro-amerikanëve.

“Disa votojnë si amerikanë, por disa e kanë lidhur shumë qasjen shqiptare me vendin e tyre si patriotë që janë dhe dëshirojnë të votojnë për një person që premton më shumë për liritë dhe pavarësinë dhe njohjen e Kosovës më gjerë dhe garanton kufijtë e saj”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Por imami thotë se administrata e zotit Trump dukej se anonte nga Serbia kur bëhet fjalë për dialogun për marrëveshje mes dy vendeve.

Gjatë administratës aktuale të Presidentit Joe Biden, procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka shënuar përparim dhe marrëdhëniet e Prishtinës me Uashingtonin janë në pikën më të ulët që kur Kosova shpalli pavarësinë, për shkak të atyre që zyrtarët amerikanë i kanë karakterizuar si veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara të qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti.

Aktivistja shqiptaro-amerikane Afërdita Rakipi, një demokrate, thotë për Zërin e Amerikës, se ndaj Ballkanit, Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur një politikë dypalëshe.

“Nuk ka qenë as e republikanëve, as e demokratëve, sepse kemi pasur lëvizje, edhe mbështetje nga të dyja anët. Pavarësisht se kush shkon në Shtëpinë e Bardhë, Kongresi ka edhe demokratë edhe republikanë. Kështu që çështja shqiptare, ka qenë kurdoherë bilaterale”, thotë ajo.

Imami Shuajb Gërguri thotë se Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara tek konfliktet e tjera madhore në botë si lufta në Ukrainë dhe konflikti në Lindjen e Mesme, gjë që mund të lërë në hije çështjen e Kosovës.

“Problemi si e shohim ne është që sot jetojmë në një kohë kur ka vatra të nxehta dhe shumë më të rëndësishme se sa Kosova në botë. Amerika është e zënë me punë të tjera kështu që ne mund të jemi viktimë”.

Demokratja Kamala Harris dhe republikani Trump kanë qëndrime të ndryshme lidhur me Ukrainën.

Nënpresidentja Harris ka premtuar se do ta vazhdojë mbështetjen e Kievit përballë agresionit të Rusisë. Ish-Presidenti Trump ka akuzuar administratën e Presidentit Joe Biden se ka zgjatur luftën dhe thotë se po të ishte ai president do t’i jepte fund asaj “brenda 24 orësh” duke përmendur “marrëdhëniet e mira” me Presidentin rus Vladimir Putin, por pa dhënë detaje për një plan në këtë drejtim.

Disa votues shqiptaro-amerikanë, si Esmeralda Demiraj e vlerësojnë këtë qëndrim.

“Mua më pëlqen shumë ajo që tha Presidenti Trump, për 24 orë bëj një telefonatë dhe mbyll luftën. Dhe unë dua ta besoj shumë dhe ta shpresoj që të ndodhë ajo”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

E pyetur nëse e shqetëson fakti që zoti Trump ka shprehur admirim për figura si Vladimir Putin dhe Viktor Orban, ajo thotë se e sheh qëndrimin e tij si “diplomatik”.

Por demokratja Rakipi, thotë se e shqetësojnë shumë qëndrime të tilla që ajo thotë se nuk janë të përshtatshme për një udhëheqës ose kandidat.

“Çfarë të mire mund të kemi ne, si amerikanë, si shqiptaro-amerikanë kur ky (Trump) i ka këta shokë, kur çdo udhëheqës tjetër qoftë republikan, edhe demokrat, ka patur kujdes në marrëdhëniet ndërkombëtare, në këto çështje?”, thotë ajo.

Lufta në Lindjen e Mesme është një faktor tjetër në votimet e këtij viti. Imami Gërguri thotë se ajo që po ndodh në Gazë do të ndikojë tek një pjesë e anëtarëve të qendrës Islame që ai drejton.

Në një shtet si Miçigani ku gara këtë vit është e ngushtë dhe çdo votë ka rëndësi, zgjedhja e shqiptaro-amerikanëve, një komunitet prej dhjetëra-mijëra vetash, pritet të jetë e rëndësishme për të përcaktuar fituesin.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Reagon Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

Kurti uron Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Historia duhet të shërbejë si udhërrëfyes

11 orë më parë
Raportohet për kërkesën e Kurtit: Specialja në lexim të parë, Presidenti dhe më pas leximi i dytë

Raportohet për kërkesën e Kurtit: Specialja në lexim të parë, Presidenti dhe më pas leximi i dytë

11 orë më parë
Ambasadat e SHBA-së dhe Italisë bëjnë thirrje për respektimin e vendimit të Kushtetueses

Ligjet e rëndësishme mbesin pezull, kërkohet miratimi i tyre para 6 tetorit

13 orë më parë
Nëse s’ka marrëveshje, OVL-UÇK paralajmëron tubim për të hënën para Kuvendit

Nëse s’ka marrëveshje, OVL-UÇK paralajmëron tubim për të hënën para Kuvendit

13 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH