Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq, ka reaguar pas kërcënimeve të ministrit serb të Mbrojtjes, me destabilitet të rajonit.
Milatoviq, duke iu përgjigjur kërcënimeve të Serbisë ndaj Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut si dy vende që e kanë njohur Kosovën, e konsideroi të papranueshme çdo përpjekje nga aktorë të huaj (qofshin nga rajoni apo pjesë të tjera të botës), për të ndërhyrë drejtpërdrejt ose tërthorazi në krijimin e qeverisë në Mal të Zi.
Kujtojmë se ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe kryetari i Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviq ka deklaruar se “Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë ofenduar Serbinë me njohjen e pavarësisë së Kosovës”, duke theksuar se “kjo paraqet ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi dhe duke kërcënuar me destabilizimin e rajonit”.


























