Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për Transportin Ndërkombëtar Rrugor të Mallrave dhe në Transportin e Kombinuar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë.
Gjithashtu në njoftimin e Qeverisë thuhet se është miratuar edhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për Transportin Ndërkombëtar Rrugor të Udhëtarëve si shërbim i rregullt dhe jo i rregullt ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë.
Ekzekutivi kosovar ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Shërbime Ajrore ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi.