Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    KEDS-i njofton për punimet në rrjet

    Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

    Në Drenas nis “Ora e Pritjes”, Lladrovci: Pritje për drejtësi

    Në Drenas nis “Ora e Pritjes”, Lladrovci: Pritje për drejtësi

    “Pres me kënaqësi bashkëpunimin tonë” Ambasadori i ri i BE në Kosovë takon Prattipatin

    “Pres me kënaqësi bashkëpunimin tonë” Ambasadori i ri i BE në Kosovë takon Prattipatin

    Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

    Ministri izràelit i mbrojtjes kërcënón Iranin me súlme ndaj objekteve energjetike nëse súlmon Izr@elin

    Shkruhet historia, Kosova merr sonte flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030

    Shkruhet historia, Kosova merr sonte flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030

    Kujtim Shala pasi kundërshtoi Abdixhikun për ujdinë me Kurtin: Njerëzit e lirë përcaktues të rrugës së LDK-së

    Kujtim Shala pasi kundërshtoi Abdixhikun për ujdinë me Kurtin: Njerëzit e lirë përcaktues të rrugës së LDK-së

    Hoxha me Kos në Dublin: Shqipëria ruan ritmin drejt BE-së

    Hoxha me Kos në Dublin: Shqipëria ruan ritmin drejt BE-së

    Vuçiq vazhdon me propagandë, e paraqet Marshin për Liri si kërcëním

    Vuçiq vazhdon me propagandë, e paraqet Marshin për Liri si kërcëním

    A mund të fajësohen gjashtë deputetë për dështimin e zgjedhjes së presidentit?

    A mund të fajësohen gjashtë deputetë për dështimin e zgjedhjes së presidentit?

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

REL: Si shpërndanë mediat ruse përmbajtje manipuluese para zgjedhjeve në Kosovë?

18 Shkurt 2025, 16:46
në Lajme
REL: Si shpërndanë mediat ruse përmbajtje manipuluese para zgjedhjeve në Kosovë?
Share on FacebookShare on Twitter

“Prishtina llogariti gabimisht as koktejet e molotovit nuk do t’i trembin serbët”, “Çfarë u sjellin zgjedhjet serbëve në Kosovë dhe Metohi: Nga Adem Jashari dhe Hashim Thaçi te Kurti e mbrapa”…Këta janë disa nga dhjetëra titujt në mediat shtetërore ruse të mbështetura nga Kremlini, RT Ballkan dhe Sputnik Serbia, të cilët janë publikuar gjatë fushatës parazgjedhore në Kosovë, nga 11 janari deri më 9 shkurt.

Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve theksoi në raportin e tij se këto dy medie kanë publikuar rreth 60 artikuj për zgjedhjet në Kosovë, që nga fillimi i janarit, dhe se disa prej tyre kanë pasur një narrativ manipulimi kundër komunitetit serb.

Raporti nuk veçoi ndonjë tekst me “përmbajtje manipuluese”, por Radio Evropa e Lirë i analizoi disa prej tyre.

Theksi vihet kryesisht te Lista Serbe si “mbrojtëse” e interesave serbe në Kosovë, ndërsa autoritetet kosovare dhe kryeministri aktual, Albin Kurti, lidhen me “persekutimin” e serbëve apo “sulmet” ndaj tyre – ndonëse pa asnjë provë që do t’i mbështeste pretendimet e tilla.

Ivana Stradner, bashkëpunëtore në Fondacionin joqeveritar për Mbrojtjen e Demokracive, me bazë në Uashington, thotë për Radion Evropa e Lirë se Rusia ka një histori të gjatë të “operacioneve informative për të ndërhyrë në zgjedhje, për të mbështetur një kandidat të caktuar, për të polarizuar shoqërinë ose për të zvogëluar rëndësinë e demokracisë”.

“Në Ballkan, Rusisë i duhet kaos, në mënyrë që ta përdorë atë në negociatat me Perëndimin, në të cilat [presidenti rus, Vladimir] Putin do të pozicionohej si ndërmjetës dhe do t’i thoshte Perëndimit se, nëse nuk dëshiron që të përshkallëzohet kaosi, ai duhet të negociojë me të. Pra, do ta përdorte si mjet pazaresh”, thotë Stradner.

Ajo shton se Moska “nuk ka nevojë të dërgojë tanke dhe avionë” për të destabilizuar rajonin, por se janë të mjaftueshme “operacionet informative dhe sabotimet”.

Radio Evropa e Lirë i kërkoi Qeverisë së Kosovës komente në lidhje me vlerësimet e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve se RT Ballkan dhe Sputnik Serbia kanë publikuar dhjetëra tekste me përmbajtje manipuluese kundër komunitetit serb, gjatë fushatës parazgjedhore, dhe e pyeti se çfarë është bërë për të parandaluar ndikimin e këtyre mediave, por nuk mori asnjë përgjigje.

Shkrimi i titulluar “Prishtina llogariti gabimisht – as koktejet e molotovit nuk do t’i trembin serbët”, i publikuar më 28 janar në ueb-faqen Sputnik Serbia, aludon se autoritetet e Kosovës donin “t’i frikësonin” serbët në Kosovë me kokteje molotovi.

Ky narrativ nis që nga fjalia e parë:

“Nuk duhet të çuditemi nëse në Kosovë dhe Metohi vazhdojnë incidentet, me të cilat Prishtina do të tentojë t’i frikësojë serbët dhe Listën Serbe përpara zgjedhjeve të shkurtit, por le të kujtojë se serbët janë popull sfidues”.

Edhe pse ky është një citat që i atribuohet Lluka Jovanoviqit, profesor në Universitetin e Mitrovicës së Veriut, autori i tekstit nxjerr në plan të parë se si “Prishtina përpiqet t’i frikësojë serbët para zgjedhjeve”, ndërsa në paragrafin pasues mund të lexohet se si persona të panjohur kanë hedhur, në fakt, koktej molotovi në makinën e një aktivisteje të Listës Serbe.

Në tekst më tej thuhet se ka ndodhur një “sulm kundër serbëve” dhe se “një akt i tillë duhet parë në kontekstin e dhunës në rritje, të ushtruar nga regjimi i Prishtinës kundër popullatës serbe”.

Aty nuk përmendet askund se Policia e Kosovës ka nisur hetime apo se, një ditë më parë, autorë të panjohur i kanë djegur billbordin Lëvizjes Popullore Serbe – gjithashtu pjesëmarrëse në zgjedhjet në Kosovë – që ndodhej para shtëpisë së kandidates së saj për deputete.

Në artikullin e RT Ballkanit “Çfarë u sjellin zgjedhjet serbëve në Kosovë dhe Metohi: Nga Adem Jashari dhe Hashim Thaçi te Kurti e mbrapa”, i botuar më 30 janar, aludohet se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, u përpoq t’i “përdorte” Forcat e Sigurisë së Kosovës në një tubim parazgjedhor në Skenderaj, ndërsa më pas konstatohet se “nuk ka ndryshime në qëndrimin e elitave shqiptare dhe në politikën e Prishtinës ndaj serbëve” dhe se synim ka qenë gjithmonë “përzënia” e serbëve nga Kosova.

Aty thuhet se “metodat kanë ndryshuar”, se nuk ka më “rrëmbime, bombardime, vrasje, kampe, heqje organesh, si në kohën e UÇK-së”, por se tani serbët shtyhen në një “eksod të heshtur” përmes “presioneve të vazhdueshme, arrestimeve, akuzave të rreme për krime lufte…”.

Për këto pretendime nuk paraqitet asnjë provë. Nuk përmendet as fakti se forcat serbe kanë kryer krime kundër civilëve shqiptarë, gjatë luftës së viteve 1998/99 në Kosovë, dhe se për to janë gjykuar disa individë para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë.

Gjithashtu, kurrë nuk është gjetur asnjë provë për “trafikim organesh”.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13.000 persona, ndërsa rreth 1.600 persona të zhdukur, kryesisht nga komuniteti shqiptar, janë ende në kërkim.

Ka edhe lajme në të cilat Sputnik Serbia dhe RT Ballkan kanë pasqyruar ekskluzivisht fushatën e Listës Serbe, si dhe kanë transmetuar deklarata të zyrtarëve të kësaj partie, duke thënë se vetëm Lista Serbe sjell unitet për serbët në Kosovë, se ajo lufton për mbijetesën e serbëve në kushte të pamundura e të ngjashme.

Ky narrativ mund të shihet edhe në titujt e këtyre lajmeve, disa prej të cilëve janë: “Tubimi përmbyllës i Listës Serbe në Zveçan: Të dielën, referendum i popullit serb në Kosovë dhe Metohi”, “Lista Serbe në Kufcë të Epërme: Në Kosovë dhe Metohi zhvillohet betejë për mbijetesën e serbëve”, “Tubimi i Listës Serbe në Mitrovicë të Kosovës: Të dielën do të fitojnë shteti serb dhe uniteti serb”, “Lista Serbe: Ne i përfaqësojmë interesat e popullit serb, prandaj e shqetësojmë Kurtin”.

Në asnjë tekst në RT Ballkan apo Sputnik Serbia lidhur me zgjedhjet në Kosovë, lexuesi nuk ka mundur të mësonte se, përveç Listës Serbe, në garën për deputetë në Kuvendin e Kosovës kanë marrë pjesë edhe pesë subjekte të tjera politike nga komuniteti serb: Partia Demokracia Serbe, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Lëvizja Popullore Serbe, Partia e Serbëve të Kosovës dhe Iniciativa Qytetare Drejtësia Popullore.

RT dhe Sputnik janë nën sanksione në Kosovë, në përputhje me politikën e sanksioneve të Bashkimit Evropian, që u ndërmor pasi Rusia filloi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.

Kështu që kanalet televizive të këtyre mediave nuk janë të disponueshme në operatorët kabllorë, përfshirë ata në zonat me shumicë serbe në Kosovë, të cilët kryesisht mbulohen nga kompania MTS d.o.o – filial i kompanisë serbe “Telekom”. Kjo kompani doli nga Marrëveshja e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe është e regjistruar sipas ligjeve të Kosovës.

e kufizuar edhe në mediat sociale, për faktin se ato janë të pranishme vetëm në platformën X, ku postimet e tyre rrallë arrijnë më shumë se 2.000 përdorues.

Megjithatë, këto dy medie janë të disponueshme edhe në kanalet në Telegram, ku përmbajtja e tyre mund të lexohet pjesërisht, pa hyrë drejtpërdrejt në faqet e tyre zyrtare.

Ivana Stradner, bashkëpunëtore në Fondacionin joqeveritar për Mbrojtjen e Demokracive në Uashington, thotë se dëgjon shpesh deklarata se RT dhe Sputnik nuk kanë ndikim në Ballkan, sepse nuk lexohen dhe nuk kanë mjaftueshëm “pëlqime” dhe ndërveprime në rrjetet sociale.

Por, kjo tezë, sipas saj, “bie në ujë”, sepse tekstet e tyre i transmetojnë mediat lokale, blogerët dhe influencuesit përmes rrjeteve të tyre sociale.

“RT dhe Sputnik janë armë të Moskës, përmes të cilave ajo kontrollon ose imponon narrativë. Strategët ushtarakë rusë e thonë hapur se kushdo që ka epërsi informacioni, do ta fitojë luftën. Dhe, Perëndimi tashmë është në një luftë informacioni me Moskën, por edhe me Iranin dhe me Kinën”, thotë Stradner.

Organizata Reporterët pa Kufij, në raportin e vitit të kaluar me titull “Nga Rusia në Serbi: Si RT-ja përhap propagandën e Kremlinit në Ballkan, pavarësisht sanksioneve të BE-së”, theksoi se përmbajtja e RT Ballkanit citohet në mediat në Serbi, përfshirë edhe në transmetuesin publik – Radio Televizionin e Serbisë.

“RT citohet si një burim i besueshëm i lajmeve në lidhje me Rusinë dhe, si rezultat, RT Ballkan funksionon si agjenci shtetërore e lajmeve, e ngjashme me TASS-in e Rusisë”, thuhej në raport.

Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ka zyrën e saj ndërlidhëse në Prishtinë që nga viti 2005. Megjithatë, aktivitetet e kësaj zyre nuk janë të njohura për publikun.

“Përgjigjja provokuese, politike tregon se si RT-ja pozicionohet si antitezë e një organizate që mbron median e pavarur. RT-ja, gjithashtu, nuk dëshiron të zbulojë informacione në lidhje me misionin ose marrëdhëniet e saj me qeverinë, të cilat mediat e pavarura – siç pretendon se është ky medium rus – duhet të jenë në gjendje t’i ofrojnë”, thanë në raportin e tyre Reporterët pa Kufij.

Stradner thekson se Rusia “i njeh shumë mirë pikat e ndjeshme në rajon” dhe se “me qejf përdor rolin e fesë dhe të tensioneve etnike në operacionet e saj”.

“Përmes rritjes së tensioneve, qëllimi është të krijohet kaos në rajon, sidomos në Bosnje e Hercegovinë, por edhe në Kosovë”, thotë ajo.

Stradner shton se ndikimi i Rusisë nuk do të bjerë, megjithëse “shumëkujt në Perëndim i pëlqen të fantazojë për këtë”.

“Së voni, RT-ja hapi edhe një stacion televiziv. Operacionet informative në Telegram, që unë i ndjek, vetëm se rriten, ndërsa Moska e ka përshtatur strategjinë e saj, duke u marrë më shumë me ndikimin te blogerët e influencuesit në rrjetet sociale në Ballkan, në mënyrë që ata t’i përhapin narrativët e saj”, thotë Stradner.

Për të parandaluar dezinformimin nga Rusia, Perëndimi duhet të dërgojë ekipe kundër luftës hibride, thotë ajo, duke shtuar se Moska nuk i ndjek rregullat që ekzistojnë në hapësirën e informacionit, “sepse nuk është demokraci”.

Në këtë kontekst, ajo thekson se vendet perëndimore duhet të investojnë më shumë në edukimin e të rinjve dhe në mediat e lira, si dhe t’i ndëshkojnë liderët dhe subjektet në rajon që kontrollojnë lirinë e mediave dhe përhapin dezinformata./REL

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

KEDS-i njofton për punimet në rrjet

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

2 orë më parë
Në Drenas nis “Ora e Pritjes”, Lladrovci: Pritje për drejtësi

Në Drenas nis “Ora e Pritjes”, Lladrovci: Pritje për drejtësi

3 orë më parë
“Pres me kënaqësi bashkëpunimin tonë” Ambasadori i ri i BE në Kosovë takon Prattipatin

“Pres me kënaqësi bashkëpunimin tonë” Ambasadori i ri i BE në Kosovë takon Prattipatin

3 orë më parë
Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Ministri izràelit i mbrojtjes kërcënón Iranin me súlme ndaj objekteve energjetike nëse súlmon Izr@elin

4 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH