Katër persona humbën jetën kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua ditën e djeshëm të premten në një lagje të Sao Paulos, qyteti më i populluar i Brazilit.
Helikopteri, Robinson R44 Raven II u rrëzua në orën 14:35 në lagjen Barra Funda të metropolit brazilian. Sipas Zjarrfikësve, piloti 32-vjeçar dhe tre pasagjerët (28, 30 dhe 42 vjeç) kanë vdekur.
Nëntë automjete të parkuara janë dëmtuar nga mbetjet e helikopterit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar të tjerë.