Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, që do të mbahet të shtunën, më 12 shtator, në Prishtinë, përcjell KosovaPost.
Mehmeti-Selimi ka shkruar se “zjarri i shtatë” është ndezur në Zonën Operative të Karadakut.
“Shtatë zona. Shtatë zjarre. Një luftë. Një histori”, ka shkruar ajo.
Ajo ka bërë të ditur se në Kodra e Dëshmorëve, në mesin e familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve pjesëmarrës, është bërë thirrje për drejtësi.
“Nga Gjilani ju bëj thirrje të gjithëve të bashkohemi këtë të shtunë, më 12 shtator, në Marshin për Liri në Prishtinë”, ka shkruar deputetja e LVV-së.


























