Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    PDK thërret konferencë për media në Kuvend

    PDK thërret konferencë për media në Kuvend

    Zjarri në hotelin në Vlorë, disa prej tyre nga Kosova, publikohen emrat e të lënduarve

    Zjarri në hotelin në Vlorë, disa prej tyre nga Kosova, publikohen emrat e të lënduarve

    Reagon Haxhiu, shpreh keqardhje që PDK-ja e AAK-ja refuzuan ftesat për takim: Vendimi  i pamatur

    Reagon Haxhiu, shpreh keqardhje që PDK-ja e AAK-ja refuzuan ftesat për takim: Vendimi i pamatur

    Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

    Të shtëna me armë në Prishtinë, një i plagosur

    Punimet në rrjet, këto vende do të mbesin pa rrymë sot

    Punimet në rrjet, këto vende do të mbesin pa rrymë sot

    Kurti ndan çmimin për filmin më të mirë në garën kombëtare të DokuFEST-it

    Kurti ndan çmimin për filmin më të mirë në garën kombëtare të DokuFEST-it

    Punime të domosdoshme, KEDS tregon vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të entjen

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën

    Arresťohet në Greqi një shtetas i Kosovës, sekuestrohen 324 kilogramë k@nabis

    Arresťohet në Greqi një shtetas i Kosovës, sekuestrohen 324 kilogramë k@nabis

    Aksídent tr@gjik në Suharekë: Húmb jetën 29-vjeçarja

    Aksídent tr@gjik në Suharekë: Húmb jetën 29-vjeçarja

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Skandali edhe në shoqëritë sekrete: Del marrëveshja mes Lozhës Masonike të Shqipërisë dhe Lozhës Masonike të Serbisë

11 Nëntor 2023, 20:10
në Lajme, RAJON
Skandali edhe në shoqëritë sekrete: Del marrëveshja mes Lozhës Masonike të Shqipërisë dhe Lozhës Masonike të Serbisë
Share on FacebookShare on Twitter

Ndikimi i Serbisë shtrihet edhe në lozhën masonike të Shqipërisë, çka tregon se në Tiranë, jo vetëm sektoret zyrtare, por edhe sektoret e nëndheshëm i nënshtrohen diktatit serb, duke pranuar statusin e Kosoves si koloni e Serbisë.

Pas një kohe të gjatë të veprimtarisë së qeverisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me atë serbe duke tentuar dëmtimin e statusit politik të shtetit të Kosovës, është konstatuar qartazi se kjo marrëdhënie e mbrapshtë në thelb të saj ka pasur përforcimin e përpjekjeve të Serbisë që përmes formave të ndryshme të fusë Republikën e Kosovës nën diktatin, ndikimin, agjendën, e në fund nën juridiksionin e Serbisë.

Me dokumentin e rrjedhur që po qarkullon në rrjete sociale, e njëjta frymë e raporteve të qeverisë shqiptare dhe asaj serbe, duket se ekziston edhe në raportet e shoqërive sekrete masonike mes asaj të Shqipërisë dhe asaj të Serbisë.

Nga marrëveshja e parë e vitit 2015 mes dy shoqërive sekrete, e deri te ajo e vitit 2023 shihet qartë se “vëllazërimi” i dy lozhave masonike ka kaluar nga kompromisi i lozhës masonike të Shqipërisë, ku kjo i jep lozhës masonike të Serbisë të drejtën e veprimit dhe juridiksionit në Kosovë, e ku shoqëria sekrete serbe të ketë akses në zhvillimin e grupeve masonike në Kosovë, sigurisht sipas agjendës dhe interesave serbe.

“Lozha e Madhe e Shqipërisë e njeh plotësisht se territori i Kosovës është nën juridiksionit masonik të Lozhës së Madhe të Serbisë, në përputhje me Parimet Bazike për Njohje të Lozhës së Madhe”. Kjo është pjesa skandaloze e marrëveshjes tashmë të aksesueshme nga publiku, ku lozha shqiptare masonike i fal Kosovën lozhës masonike serbe.

Pikërisht kjo rikonfirmohet më tutje në dokument kur thuhet se: “Lozha e Madhe e Shqipërisë thekson pranimin e zbatimit të nenit të tretë të Marrëveshjes së Beogradit nga ana e saj, nënshkruar më qershor 2015, prandaj në përpjekje të përbashkët me Lozhën e Madhe të Rregullt të Serbisë, do të ndërmarrë hapat e domosdoshëm në drejtim të zhvillimit të Masonerisë së Lirë në Kosovë në të ardhmen.”

Po ashtu, në këtë dokument skandaoz thuhet se: “Lozha e Madhe e Rregullt e Serbisë do ta pranojë formalisht këtë fakt në mënyrë që të rivendosë dhe të normalizojë marrëdhëniet midis dy Lozhave të Mëdha në maj 2023, gjatë takimit të Këshillit të Lartë të Lozhës së Madhe të Rregullt të Serbisë.”

Masoneria zyrtare shqiptare po ndjek linjën e njëjtë të nënshtrimit ndaj Serbisë. Normalizimin e raporteve mes shqitarëve dhe serbëve lozha e sheh të arritshme duke plotësuar orekset serbe për aneksim të pjesshëm apo edhe të plotë të Kosovës. Në këtë rast, ky aneksim do të thotë zhvillimi i një lozhe të Kosovës nën ndikimin e lozhës serbe, në mënyrë që ajo e Kosovës të ekzistojë si mekanizëm i Serbisë dhe interesave të saj në Kosovë.

Kjo është pikërisht ajo frymë e dëmshme për interesin kombëtar që e bënte kryeministrin Rama të shprehet se veriu i Kosovës është “tokë e askujt”, se normalizimi i raporteve Kosovë-Shqipëri zgjidhet me propozimin e tij të asociacionit me të drejta ekzekutive, propozimit për konferencë ndërkombëtare ku statusi i Kosovës del në pazar të interesave ditore të shteteve të ndryshëm apo edhe përfshirjes së tij të mëparshme në përpjekjen e dështuar të “shkëmbimit” territorial.

Më poshtë e gjeni tekstin e plotë të përkthyer, të marrëveshjes mes lozhës masonike të Shqipërisë dhe lozhës masonike të Serbisë, të nënshkruar nga Arben Shtylla dhe Adrian Bunguri nga njëra anë, si dhe nga përfaqësuesit serbë nga ana tjetër, por edhe nga përfaqësues rumunë e grekë, nga shtete që nuk e njohin Kosovën dhe hungarezë, shtet që aktualisht do kishte dashur të mos e kishte njohur Kosovën.

Protokolli i takimit

Më 14 dhe 15 mars 2023, pas ftesës së Lozhës së Madhe të Rregullt të Serbisë, u mbajt një takim bilateral në Beograd, midis Lozhës së Madhe të Rregullt të Serbisë përfaqësuar nga Më i Adhuruari Mjeshtër i Madh, Lukas Rasuliç dhe I Adhuruari i Drejtë Sekretar për Punë të Jashtme, Tahir Hasanoviq dhe Lozhës së Madhe të Shqipërisë, përfaqësuar nga Më i Adhuruari Mjeshtër i Madh, Arben Shtylla dhe I Adhuruari i Drejtë Sekretar për Punë të Jashtme, Adrian Bunguri.

Në fund të këtij takimi të suksesshëm, që u mbajt në atmosferë vëllazërore, ky protokoll u hartua që të shërbejë si themel për takimin multilateral që do të mbahet në Beograd më 29 prill 2023.

  1. Në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Beogradit qershor 2015.
    a. Mbi marrëdhëniet midis Lozhës së Madhe të Shqipërisë dhe Lozhës së Madhe të Rregullt të Serbisë

Lozha e Madhe e Shqipërisë i ka zbatuar të gjitha obligimet që burojnë nga Marrëveshja e Beogradit të nënshkruar në qershor 2015. Lozha e Madhe e Shqipërisë e kishte finalizuar dektetin Nr. 47 të datës 31 janar 2018, mbi tërheqjen e gjithë LMSh-së së Orient Prishtinë në Orient Tiranë. Në sesionin e parë të takimit të Beogradit që do të mbahet më 29 prill 2023, kjo çështje do të rideklarohet nga Lozha e Madhe e Shqipërisë në prani të palëve të interesuara – pjesëmarrësit.

Lozha e Madhe e Shqipërisë e njeh plotësisht se territori i Kosovës është nën juridiksionit masonik të Lozhës së Madhe të Rregullt të Serbisë, në përputhje me Parimet Bazike për Njohje të Lozhës së Madhe.

Lozha e Madhe e Rregullt e Serbisë do ta pranojë formalisht këtë fakt në mënyrë që të rivendosë dhe të normalizojë marrëdhëniet midis dy Lozhave të Mëdha në maj 2023, gjatë takimit të Këshillit të Lartë të Lozhës së Madhe të Rregullt të Serbisë.

b. Mbi marrëdhëniet me organizatat e tjera masonike në Shqipëri

Propozimi i Lozhës së Madhe të Shqipërisë është:

Në lidhje me organizatat e tjera masonike që operojnë në Shqipëri, Lozha e Madhe e Shqipërisë shpreh edhe njëherë gatishmërinë e saj të pranojë tri Lozha nën juridiksionin e Lozhës së Madhe të Turqisë, pa ndonjë kusht parësor, në përputhje me Kushtetutën, Rregulloren dhe aktet nënligjore të Lozhës së Madhe të Shqipërisë. Prandaj, pritet që Lozha e Madhe e Turqisë do të iniciojë diskutimin në lidhje me këtë çështje.

  1. Çështje të tjera për diskutim gjatë takimit të Beogradit në prill 2023

Dy palët po ashtu diskutuan zhvillimin dhe përmirësimin e aktiviteteve masonike në Ballkan.

Lozha e Madhe e Shqipërisë thekson pranimin e zbatimit të nenit të tretë të Marrëveshjes së Beogradit nga ana e saj, nënshkruar në qershor 2015, prandaj në përpjekje të përbashkët me Lozhën e Madhe të Rregullt të Serbisë, do të ndërmarrë hapat e domosdoshëm në drejtim të zhvillimit të Masonerisë së Lirë në Kosovë në të ardhmen.

Lozha e Madhe e Shqipërisë: Arben Shtylla, Mjeshtër i Madh, nënshkruar në prani të Adrian Bungurit, Sekretar i Madh për Punë të Jashtme

Lozha e Madhe e Rregullt e Serbisë: Lukas Rasuliç, Mjeshtër i Madh, nënshkruar në prani të Tahir Hasanoviq, Sekretar i Madh për Punë të Jashtme

Aktualisht, dokumentin nuk mund ta gjejmë në websit-in zyrtar të lozhës masonike të Shqipërisë, sepse që kur ky dokument filloi të qarkullojë në rrjet para disa ditësh, ky website nuk ishte i aksesueshëm deri në momentet kur ky artikull u publikua.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur tani pas kësaj marrëveshjeje që ka të bëjë drejtpërdrejtë me sigurinë kombëtare, por një reagim i menjëhershëm nga lozha masonike e Shqipërisë dhe e Kosovës është e i domosdoshëm. Veçanërisht nga ajo e Kosovës që nuk ka marrë pjesë në këtë marrëveshje, për të shprehur pozicionin e saj.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

PDK thërret konferencë për media në Kuvend

PDK thërret konferencë për media në Kuvend

2 orë më parë
Zjarri në hotelin në Vlorë, disa prej tyre nga Kosova, publikohen emrat e të lënduarve

Zjarri në hotelin në Vlorë, disa prej tyre nga Kosova, publikohen emrat e të lënduarve

2 orë më parë
Reagon Haxhiu, shpreh keqardhje që PDK-ja e AAK-ja refuzuan ftesat për takim: Vendimi  i pamatur

Reagon Haxhiu, shpreh keqardhje që PDK-ja e AAK-ja refuzuan ftesat për takim: Vendimi i pamatur

2 orë më parë
Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

Të shtëna me armë në Prishtinë, një i plagosur

3 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH