Gjatë ditës së sotme deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë seancën e parë për këtë javë.
Në këtë seancë janë paraparë shumë pika të rendit të ditës. Njëra nga pikat e rendit të ditës është edhe Projektligjin për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor.
Ky projektligj është kundërshtuar nga ana e nëntë deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Deputetët e shumicës që kishin e kundërshtuar projektligjin janë: Haxhi Avdyli, Burim Meta, Ekrem Mustafa, Fjolla Ujkani, Labinotë Demi-Murtezi, Arta Baralija, Bahrim Shabani, Erxhan Galushi, Duda Balje, Fidan Jilta.
Projektligji synon të realizojë dhe këshillojë për këto procedura – të fertilizimit të asistuar mjekësor – si e drejtë riprodhuese e individit kur nuk arrihet shtatëzani e dëshiruar me rrugë natyrore.