Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për media pas takimit me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku.
Kurti deklaroi se me Abdixhikun ka folur për çështjen e presidentit.
Ai tha se fillimisht duhet konsultime brenda partiake rreth kësaj çështje.
“Ky takim ishte ekskluzivisht për figurën presidenciale. Kriteret, parimet, rrethanat në të cilën ndodhemi, çfarë figurash me cilat kontribute dhe merita. Duam president ose presidente meritore, kushtetuese, që reflekton vlerat e shoqërisë tonë”, tha ai.


























