Një person është arrestuar në Klinë nën dyshimin për vrasje të rëndë në tentativë ndaj një gruaje dhe sulm fizik ndaj një viktime tjetër.
Rasti ka ndodhur më 6 shtator, rreth orës 18:30.
Policia njofton se të dyja viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.
I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në repartin e Psikiatrisë nën mbikëqyrjen e njësive policore.
Rasti është cilësuar “Vrasje e rëndë në tentativë”.


























