Gjatë ditës së sotme, ndërmarrja publike “Trepça” ka rikthyer një pronë të saj, e cila ishte jashtë menaxhimit të saj.
Sipas njoftimit, kjo është arritur përmes një bashkëpunimi me një operator ekonomik lokal.
“Trepça” ka bërë të ditur se kanë siguruar “një zgjidhje të drejtë dhe transparente”, sipas tyre, duke arritur kështu pagesën për periudhën e kaluar të shfrytëzimit, një kontratë të re për shfrytëzimin e ardhshëm dhe 322,335.95 euro të ardhura për ndërmarrjen publike.


























