Presidenti i SHBA-së, Donald Trump sot e përshëndeti presidentin turk Recep Tayyip Erdogan si “një lider të madh” dhe e përshkroi samitin dy-ditor të NATO-s në kryeqytetin Ankara si “shumë të suksesshëm”, transmeton Anadolu.
“Sapo përfunduam një samit shumë të suksesshëm të NATO-s këtu në Turqi”, tha Trump në një konferencë për media ndërsa samiti dy-ditor i NATO-s përfundoi në kryeqytetin turk.
Trumpi falënderoi Erdoganin për organizimin e samitit.
“Dua të falënderoj presidentin Erdogan, i cili është me të vërtetë një njeri i madh. Ai është një udhëheqës i madh. Ai është një mik i imi, ka qenë një mik i imi për një kohë të gjatë. Ai është një person i fortë, një personalitet shumë i fortë dhe kjo është arsyeja pse ai drejton një vend kaq të suksesshëm dhe të mirë”, shtoi ai.


























