Në kohën kur janë intensifikuar sulmet ndaj Rusisë dhe anasjelltas, Ukraina ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë dhe të Mbrojtjes Kombtare.
Në këtë takim janë diskutuar hapat në zbatimin e planeve të resitencës të përcaktuara për rajonet dhe komunitetet.
Në të ka marrë pjesë presidenti ukrainas, Volidymyr Zelensky, i cili ka kritikuar se në disa qytete dhe rajone ka vonesa në zbatimin e këtij plani.
“Është çështje përgjegjësie personale të kapim ritmin dhe të zbatojmë planet e rezistencës.”, ka thënë Zelensky.
Ai ka thënë se tani janë tri përparësi për të kaluar dimrin.
“Forcimi i mbrojtjes së infrastrukturës kritike, sigurimi i numrit dhe cilësisë së nevojshme të strehimoreve dhe strehimoreve kundër bombave, dhe rritja e aftësive antibalistike.”, ka thënë presidenti ukrainas.


























