‘Visit Trepça’ promovon shtegun e trashëgimisë industriale

Ai në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” për RTK-në pohoi se kjo gjë që na veçon prej të gjitha zonave të Kosovës.

“Edhe ne kemi male, lumenj dhe bukuri natyrore, mirëpo kjo është më e veçanta që kemi konstatuar që  ia vlen të promovohet e të trajtohet si paketë turistike  për të gjithë ata turistë që duan të mësojnë, të dinë më shumë për rëndësinë historike dhe ekonomike që ka pasur Trepça ndër shekuj”, tha Hoti.

Në kuadër të nismës u vendos tabela promovuese e shtegut industrial, që pasqyron një udhëpërshkrim me rëndësi historike dhe kulturore të industrisë së Trepçës.

Hoti pohoi se është një gërshetim i të gjitha elementeve që për turistët mund të shërbejë edhe si edukim, si njohuri, në të njëjtën kohë si aventurë e paeksplorueshme.

“Është mundësia që edhe të futemi në minierë, në horizontin e tetë, e në thellësi t’i takojmë minatorët, të shfrytëzohen njohuritë e tjerëve për të.  Ky shteg trajtohet përmes ciceronëve që kemi përgatitur e që kanë njohuri edhe historike”, shtoi ai.

 

Të ngjajshme

Ska lajme
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish