Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një gruaje, e cila dyshohet për vjedhje të stolive të arit në Ferizaj, përcjell KosovaPost.
Siç njofton policia përmes një njoftimi për media, personi i dyshuar është një femër, e cila dyshohet se më datë 19.07.2024, rreth orës 14:00, në një dyqan të artarisë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, ka kryer veprën penale “Vjedhje” të stolive të arit.




























