Banorët e lagjes Vranjevci në Prishtinë po përballen me një sërë problemesh që po ndikojnë në jetën e tyre të përditshme.
Qentë endacakë, mungesa e ndriçimit publik dhe bllokimi i rrugëve janë shqetësimet kryesore që ata kanë ngritur vazhdimisht, por pa ndonjë reagim nga komuna, njofton Klankosova.tv.
“Ankohemi çdoherë, nuk ka asnjë muaj që jemi ankuar për këto probleme, por nuk ka asgjë”, thotë njëri nga banorët, i cili kërkon një zgjidhje urgjente për të rritur sigurinë dhe cilësinë e jetës në këtë zonë.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në vijim:


























