Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Reagimi i Kosovës ndaj Zelenskyt bën jehonë në Ukrainë – e raportojnë Kyiv Independent, Ukrainska Pravda e Hromadske

    28 vjet nga rënia e heroit të tri luftërave, Bekim Berisha

    Haxhiu Kurti e Konjufca mirëpresin ambasadorët dhe konsujt e Kosovës

    Netanyahu i jep një mundësi planit për Gazën, ushtria izraelite po tërhiqet

    Ende asnjë deputet në sallën e Kuvendit

    Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët

    Në Prishtinë sot mbahet Konferenca e 9-të e Ambasadorëve të Kosovës

    Prótestuesit në Tiranë zhvendosen para ambasadës së Serbisë dhe Ukrainës, thirrje UÇK, UÇK

    KEDS-i njofton për punimet në rrjet

    Punime të planifikuara në rrjetin elektrik, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

    Haxhiu pret ambasadorët dhe konsujt e Kosovës

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

10 Gusht 2026, 7:37
në Lajme
28 vjet nga rënia e heroit të tri luftërave, Bekim Berisha
Share on FacebookShare on Twitter

Më 10 gusht të vitit 1998, Bekim Berisha i njohur me nofkën “Abeja” si njëri ndër luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ra heroikisht pas një luftimi disa orësh me forcat serbe.Sot janë bërë 28 vjet nga rënia e tij.

Bekim Berisha u lind më 15 qershor të vitit 1966 në fshatin Graboc të Pejës. Gjyshi i dëshmorit, Nexhip Selmani, kishte luftuar kundër pushtuesve serbë vite me radhë

Prindërit Fazli dhe Fahrije Berisha kishin gjashtë fëmijë: pesë djem dhe një vajzë, ndërsa Bekimi ishte fëmija i gjashtë me radhë. Bekim Berisha shkollën fillore e kreu në Gorazhdevc të Pejës, ndërsa shkollën e mesme të artit, në Pejë.

I rritur dhe i edukuar me kujdes dhe krenari nga gjyshi dhe babai, të cilët me dashuri ia kultivuan ndjenjat kombëtare në shpirtin e njomë të luftëtarit të ardhshëm të lirisë së Kosovës, Bekim Berisha, në pamundësi që të vazhdojë studimet, u detyrua ta braktisë Kosovën. Stacioni i parë për mërgimtarin e ri nga Graboci i Pejës ishte Kroacia.

Në fillim punoi si punëtor krahu. U mor me punë të rënda fizike, në mënyrë që të sigurojë ekzistencën, vetëm e vetëm që ta ndihmojë familjen dhe të regjistrohet në Fakultetin e Hotelerisë në Opati dhe atë të Veterinarisë në Zagreb, transmeton KosovaPress.

Të dy këto fakultete i përfundoi me sukses. Sa qëndroi në Kroaci, Bekim Berisha mësoi gjashtë gjuhë të huaja, kështu që arriti të lexojë edhe literaturë të ndryshme, ekonomike, turistike e deri te ajo ushtarake.

Në këtë kohë, në fillim në Kroaci e më vonë edhe në Bosnjë, shpërtheu lufta e kroatëve dhe boshnjakëve kundër regjimit kolonial serb. Edhe pse me profesion nga fusha e turizmit dhe veterinarisë, Bekim Berisha pa hezituar iu përgjigj vullnetarisht ftesës për luftë kundër këtij regjimi. Në këtë kohë Bekim Berisha jetonte në Holandë, por e la jetën perëndimore dhe u radhit përkrah luftëtarëve kroatë përkatësisht njësiteve elite kroate.

Si luftëtar dhe strateg në luftën kundër serbëve në Kroaci, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë kroate e dekoroi Bekim Berishën me gradën e gjeneralit. Nga lufta e Kroacisë, Bekim Berisha kalon në luftën e Bosnjës, përsëri kundër forcave serbe, duke marrë pjesë në shumë beteja të ashpra.

Situata pas luftës në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë tregonte qartë se nuk ishte e largët dita kur edhe në Kosovë do të fillonte lufta. Andaj Bekim Berisha në fillim të marsit të vitit 1998 me një grup shokësh mërgimtarë hyn në mënyre ilegale në Kosovë, duke u sistemuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fillim u sistemua në Açarevë të Drenicës. Këtu filloi organizimin dhe përgatitjet e para me ushtaret e rinjtë për mësimin e artit ushtarak. Më 22 prill 1998 në Açarevë Bekim Berisha me luftëtarë të tjerë të UÇK-së ngriti flamurin shqiptar dhe hapi Akademinë Ushtarake. Mirëpo në këtë kohë luftimet në mes të forcave serbe dhe atyre të UÇK-së u ashpërsuan shumë në Zonën Operative të Dukagjinit. Bekim Berisha bashkë me dëshmorin Bedri Shala shkuan në Gllogjan të Deçanit, duke u bërë kështu krah i fortë i komandantit Ramush Haradinajt dhe luftëtarëve të Dukagjinit. Ketu Bekim Berisha tregoi shkathtësi në përgatitjen ushtarake të ushtarëve të rinjtë, e sidomos edhe në bartjen, sigurimin dhe grumbullimin e armatimit.

Luftëtari i UÇK-së Bekim Berisha, në Betejën e Junikut, më 29 maj 1998, u angazhua në mbrojtje të kësaj zone, e cila kishte një rëndësi të veçantë strategjike, duke dhënë kontributin maksimal në mbrojtjen e këtij fshati që të mos bie në duar të forcave serbe të cilat e kishin rrethuar me një arsenal të madh ushtarak e njerëzor. Dhe pikërisht rënia e Bekim Berishës ne fushë të nderit, bashkë me luftëtarët trima Bedri Shalën, Elton Zherkën, Përmet Vulen, Bashkim Lekun etj. bëri që Juniku të bie në duar të forcave serbe. Ishte kjo dita e 10 gushtit 1998 kur nga një predhë topi bie Bekim Berisha, duke hyrë në përjetësinë e luftës për çlirim të Kosovës nga forcat serbe.

Për meritat dhe heroizmin e Bekim Berishës në luftë kundër regjimit të egër serb që sundoi gati një shekull në Kosovë, Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së, pas përfundimit të luftës, e gradoi me gradën Gjeneralmajor. Bekim Berisha në fillim u varros në Junik. Më vonë u bë rivarrimi në vendlindje dhe aty iu ngrit lapidari që shndrit nure dhe është udhë rrëfim për brezat e ardhshëm.

Edhe pse historianët mendojnë se domeni i fushëveprimtarisë së individit e ngushton fushën e interesimit të historianit, figurat markante siç është figura e Bekim Berishës, është përgjegjësi e madhe për çdo pendë historike që do të merret me këtë figurë.

“Serbët nuk donë diplomaci, veç luftë”, thoshte ai në një nga seritë e videove të rralla që AP pati publikuar e ku flet edhe Berisha gjatë luftës.

Ai më pas në një deklaratë tjetër thoshte se serbët nuk kuptojnë dialogun, por vetëm marrëdhëniet “Zjarr për zjarr”.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

“Më urdhëroi të pastroja dyshemenë duke u zvarritur”/ Ish-punonjësi akuzon Sara Netanyahun për keqtrajtim

7 minuta më parë
Reagimi i Kosovës ndaj Zelenskyt bën jehonë në Ukrainë – e raportojnë Kyiv Independent, Ukrainska Pravda e Hromadske

Reagimi i Kosovës ndaj Zelenskyt bën jehonë në Ukrainë – e raportojnë Kyiv Independent, Ukrainska Pravda e Hromadske

29 minuta më parë
Haxhiu Kurti e Konjufca mirëpresin ambasadorët dhe konsujt e Kosovës

Haxhiu Kurti e Konjufca mirëpresin ambasadorët dhe konsujt e Kosovës

1 orë më parë
Netanyahu i jep një mundësi planit për Gazën, ushtria izraelite po tërhiqet

Netanyahu i jep një mundësi planit për Gazën, ushtria izraelite po tërhiqet

1 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH