Deputeti Haki Abazi njoftoi dje përmes një publikimi të gjatë se i kishte ndarë përfundimisht rrugën me kryeministrin Albin Kurti.
Deri te ‘mbushja e kupës’ erdhi me pajtimin e Kurtit për propozimin evropian që sipas Abazit i ka dy elemente fundosësë për Kosovën: konzervimin e rolit specifik të Kishës Serbe kundrejt komuniteteve tjera fetare dhe dy, asociacionit apo ‘Zajednicës’ siç e ka quajtur Abazi të komunave me shumicë serbe.
Në një përgjigje për teve1.info, Abazi ka thënë se largimin nga VV do ta formalizojë me t’u kthyer nga ShBA-ja ku po qëndron.
“Jam në Amerikë. Kur të kthehem merrem me atë punë formale”, ka thënë shkurt Abazi.