Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka njoftuar se ka përfunduar regjistrimin si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri ka ka bërë thirrje për unitet politik, duke theksuar se, sipas tij, nuk është koha për përplasje politike, por për përgjegjësi shtetërore.
Ende po gjenden varreza masive të më të dashurve tanë, të ekzekutuar nga dora barbare serbosllave, ndërsa Serbia vazhdon me retorikë që cenon shtetin tonë. Pikërisht për këtë arsye, sot kemi nevojë për unitet më shumë se kurrë”, ka shkruar ai.
Deputeti i ri i Kuvendit të Kosovës ka theksuar se do të japë kontributin e tij për krijimin e institucioneve të forta dhe të qëndrueshme, si dhe për zhvillimin e vendit.


























