Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, shtetas i huaj me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për kërcënim “ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.
Ai është arrestuar të dielën në pikën kufitare Stanqiq.
Sipas Policisë së Kosovës kishte kërcënuar përmes rrjeteve sociale më 30 tetor të vitit 2025.
“Më 12.07.2026 në pikën kufitare (PKK) Stanqiq bazuar në urdhërarrestin e lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore të Prishtinës është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj për shkak se i njëjti përmes rrjetit social më 30.10.2025 kishte kryer veprën e lartcekur. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./teve1.info/


























