Bordi i Paqes ka mirëpritur anëtarët më të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët do të angazhohen në mbështetje të përpjekjeve për sigurinë në Gazë.
Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, Bordi i Paqes bëri të ditur se rekrutët e rinj do të kontribuojnë në fusha si logjistika dhe çështjet civile.
“Bordi i Paqes mirëpret anëtarët më të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ekip. Ata do të mbështesin përpjekjet për sigurinë në Gazë në fusha si logjistika dhe çështjet civile”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, angazhimi i tyre synon të mbështesë përpjekjet për stabilitet dhe siguri në terren.


























