Policia Kufitare ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë në zonën e Jarinjës, të cilin po e drejtonte një shtetas serb, nën dyshimin se kishte hyrë në territorin e Kosovës përmes një rruge ilegale nga Serbia.
Sipas Policisë, rasti është regjistruar si “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare”.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.


























