Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një video-mesazh përmes të cilit informon dhe inkurajon të rinjtë që të aplikojnë për mundësinë e studimit në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të bëhen oficerë të Ushtrisë së Kosovës, përcjell KosovaPost.
Në kuadër të fushatës informuese për nominimin e kandidatëve për kadetë, ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dalë në terren në qytete të ndryshme të vendit për t’i informuar të rinjtë lidhur me këtë mundësi.
“Bëhu oficer i Ushtrisë së Kosovës!”, thuhet në mesazhin e Ministrisë së Mbrojtjes.
“Nëse ke vullnetin për të mësuar, guximin për të udhëhequr dhe përkushtimin për t’i shërbyer Kosovës, rrugëtimi yt mund të fillojë këtu”, thuhet tutje.
Aplikimi është i hapur nga 24 gusht deri më 7 shtator 2026.


























