Gjatë paradites së të premtes, ka ndodhur një ngjarje e rëndë në komunën e Gjakovës. Një grua është gjetur pa shenja jete në lumin Drini i Bardhë, në lokacionin te “Ura e Fshejt”.
Menjëherë pas marrjes së informacionit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, ekipet e emergjencës dhe organet hetimore për të kryer veprimet e nevojshme lidhur me zbardhjen e kësaj ngjarje.
Lajmin për RTK-në e ka konfirmuar zëdhënësi policor për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Sipas tij, rreth orës 11:10, një grua e moshës madhore është gjetur pa shenja jete në lumin Drini i Bardhë në afërsi të “Urës së Fshejt”.
Elezaj tha se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipet mjekësore, ndërsa me urdhër të Prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “hetim i vdekjes”.
Ai ka bërë të ditur se hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.

























