Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Ambasadori gjerman kërkon respektim të aktgjykimit

    Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet

    Rrëqethëse, Reutersi publikon reagimin e turmës zemërthyer pas vendimit të Speciales

    Konjufca: Ukshin Hoti me kurrizin drejt na mësoi e frymëzoi se si duhet atdheu

    Konjufca: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së shkaktoi zhgënjim në Kosovë

    Albanians for America: Aktgjykimi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së është i padrejtë, lufta e Kosovës ishte lúftë për liri

    “UÇK, UÇK”, protestuesit në Tiranë solidarizohen me ish-liderët e UÇK-së pas vendimit të Hagës (VIDEO)

    “Do t’i biem pishmanit, por do jetë vonë”, momenti kur Rexhep Selimi i lutej Jakup Krasniqit kundër Gjykatës Speciale (VIDEO)

    Mbretëria e Bashkuar: Aktgjykimi i sotëm është një moment i rëndësishëm, por ai nuk gjykoi shtetin e as pavarësinë e Kosovës

    Djali i Agim Ramadanit: Liria kërkon sakrificë, në finale do të triumfojmë

    Besarta Jashari nuk aderon në VV, familja e mohon kandidimin e saj

    Bekim Jashari: Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Haxhiu i kërkon prokurorit të dorëzohet dhe tërhiqet nga aktakuza për gazin lotsjellës

10 Shkurt 2023, 17:56
në Lajme
Haxhiu i kërkon prokurorit të dorëzohet dhe tërhiqet nga aktakuza për gazin lotsjellës
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka bërë thirrje prokurorit Ilaz Beqiri që të dorëzohet dhe të tërhiqet nga aktakuza pasi mungon ekspertiza dhe faktet për gazin lotsjellës.

Thirrja e Haxhiut drejtuar prokurorit është bërë të premten në seancën gjyqësore ku ajo bashkë me deputetin Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi e Besa Baftiu, akuzohen se më 19 shkurt 2016 kanë poseduar jashtëligjshëm në Parlament nga një bombolë të gazit.

“Prandaj, ndonëse pas 7 vitesh i kërkoj prokurorit që të dorëzohet, të tërhiqet nga aktakuza. Nuk është vonë asnjëherë për të bërë një veprim te tillë”, ka deklaruar Haxhiu.

Kërkesa e Haxhiut ka ardhur pasi është vendosur të kërkohet ekspertizë balistike jashtë Kosovës për të vërtetuar se çfarë mjetesh kanë pasur të akuzuarit.

Ministrja e Drejtësisë ka thënë se pa një ekspertizë të tillë nuk mund të ftohen, gjykohen e dënohen.

“Konsideroj që ekspertiza në këtë proces gjyqësor është shumë e rëndësishme, pra është thelbi i çështjes dhe konsideroj që nuk mund të ftohen, gjykohen, dënohen personat pa një ekspertizë të tillë. Pra, nuk mund te gjykohen personat me interpretime të prokurorit, duhet të ketë prova, duhet të ketë fakte, duhet të ketë ekspertizë”, ka shtuar ajo.

Lutje për prokurorin Beqiri që të tërhiqet nga aktakuza ka pasur edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj. Ai ka thënë se prokurori duhet që të tërhiqet nga aktakuza pasi pa dëshmitarë, pa ekspertizë po mbahet në këtë proces gjyqësor.

“Kjo ndikon edhe në pozitat që i kemi edhe si deputet edhe si ministra dhe mendoj që duhet prokurori të gjitha rrethanat që janë të dëshmuara këtu, që të tërhiqet nga kjo aktakuzë”, ka thënë Lekaj.

Ndërkohë, në seancë e sotme, kryetarja e trupit gjykues, Fatime Demaku, ka njoftuar se do të caktohet të bëhet një ekspertizë balistike jashtë shtetit për të vërtetuar se çfarë mjetesh kanë pasur të akuzuarit në rastin ku për posedim të gazit lotsjellës në Kuvend po akuzohen ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu.

Në këtë rast, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, akuzohen për posedim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016, raporton Betimi për Drejtësi.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 18 maj 2021, në mungesë të provave, i kishte liruar nga akuzat për armëmbajtje pa leje, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetin Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, për akuzën e posedimit të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, kundër këtij aktvendimi ankesë kishte parashtruar Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku në seancën e mbajtur më 6 tetor 2022, kjo prokurori kishte kërkuar kthimin e rastit në rigjykim.

Më pas, Gjykata e Apelit më 14 tetor 2022, ka marrë vendim me të cilin ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, duke e kthyer çështjen në rigjykim.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 prill 2016, Pal Lekaj, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu akuzohen se pa autorizim kishin poseduar bombola të gazit lotsjellës.

Në aktakuzë thuhet se më 19 shkurt 2016, rreth orës 12:20, në hollin e Kuvendit e Kosovës, pas pauzës së punimeve të Kuvendit, derisa të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, tek të akuzuarit ishin gjetur dhe sekuestruar nga një bombolë e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim.

Për këto veprime, katër të akuzuarit thuhet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Ambasadori gjerman kërkon respektim të aktgjykimit

Ambasadori gjerman kërkon respektim të aktgjykimit

4 minuta më parë
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet

26 minuta më parë
Rrëqethëse, Reutersi publikon reagimin e turmës zemërthyer pas vendimit të Speciales

Rrëqethëse, Reutersi publikon reagimin e turmës zemërthyer pas vendimit të Speciales

38 minuta më parë
Konjufca: Ukshin Hoti me kurrizin drejt na mësoi e frymëzoi se si duhet atdheu

Konjufca: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së shkaktoi zhgënjim në Kosovë

49 minuta më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH