Prof. Hysamedin Feraj, ideolog i Lëvizjes Vetëvendosje dhe profesor i Shkollës Politike të kësaj lëvizjeje, ka reaguar ashpër ndaj marrëveshjes mes qeverive të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit për hapjen e Konsullatës së Serbisë në Shkodër, duke e cilësuar atë si një mekanizëm ndikimi politik dhe ideologjik.
Sipas Prof Ferajt, konsullata nuk është menduar për t’u shërbyer 54 serbëve që jetojnë në Shkodër, por për të ushtruar ndikim te shqiptarët përmes asaj që ai e quan “serbizim i mendimit”, përcjell Kosova Post.
“Konsullata e Serbisë nuk ka synim të punojë me 54 serbë të Shkodrës, por me shqiptarët për përhapjen e serbizimit të mendimit në Shqipëri. Miladini as Dushani nuk punuan me serbët as malazezët e Shqipërisë, por me shqiptarët. Të njëjtën punë pritet ta bëjë konsullata e Shqipërisë në Bujanoc”, ka deklaruar Feraj.
Deklarata e tij vjen pas marrëveshjes së arritur mes Tiranës dhe Beogradit për hapjen e konsullatave, një vendim që ka nxitur reagime të forta dhe debat në opinionin publik.


























