Aktivistja serbe, Natasha Kandiq ka reaguar pas arrestimit të një personi në Serbi dhe nisjes së gërmimeve për mbetje mortore në Kosovë.
“Në Serbi u arrestua një burrë, për të cilin pretendohet se aktivitetet e tij kanë çuar në arrestimin e disa personave të nacionalitetit serb nga institucionet e Kosovës, si dhe në largimin e një numri më të madh serbësh nga Zubin Potoku dhe veriu i Kosovës. Po dje, në Kosovë nisi zhvarrimi i mbetjeve mortore të shqiptarëve në fshatin Kalludra, e Vogël në komunën e Zubin Potokut, vrasjen e të cilëve një person e kishte raportuar në UNMIK në vitin 2003”, ka shkruar ajo më X.


























