Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton opinionin publik se sipas legjislacionit në fuqi, shqyrtimi i të hyrave të lejuara dhe tarifave për ndërmarrjet e rregulluara fillon në fund të vitit 2024 dhe zgjat deri më 31 mars 2025, dhe se rrjedhimisht nuk ka hapësirë shqetësimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, transmeton KosovaPost.
“Kurdo që vlerësimi i shqyrtimit të procesit tarifor të jetë i gatshëm, opinioni publik do të jetë i njoftuar me kohë. Për më shumë, ZRRE ju njofton se pritet të kemi furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, bazuar në realizimin e remonteve të planifikuara të njësive gjeneruese termike, si dhe në prodhimin e energjisë elektrike nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë dhe një sasie të energjisë elektrike të importuar”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së