Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, ka zhvilluar një takim me ministrin e Evropës dhe Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Igli Hasani, në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, transmeton Anadolu.
Takimi ka ndodhur në margjinat e Mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel, njoftohet në rrjetin social X të Ministrisë së Jashtme të Türkiyes.
Në takimin midis Fidanit dhe Hasanit, u theksua vendosmëria për të forcuar bashkëpunimin mes Türkiyes dhe Shqipërisë në çdo fushë, si dhe për zhvillimet e fundit në Ballkan dhe Gaza.
Fidan gjithashtu u takua edhe me pjesëmarrës të tjerë në margjinat e Mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të NATO-s, duke përfshirë sekretarin Jens Stoltenberg, Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken, si dhe homologun e tij estonez, Margus Tsahkna.