Arbëreshë Kryeziu Hyseni i ka reaguar deputetes së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila mëngjesin e sotëm e quajti Albin Kurtin “uzurpator” të Zyrës së Kryeministrit.
“Znj. Çitaku, në zgjedhjet e fundit ju keni marrë 43,980 vota personalisht, ndërsa partia juaj ka marrë 157,892 vota. Kryeministri Kurti ka marrë 324,329 vota, më shumë se dyfishi i votave të PDK-së. Për çfarë uzurpimi po flisni? Populli ka folur qartë. Albin Kurti është kryeministër i vendit”, ka shkruar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në faqen e saj në “Facebook”.
“Megjithatë, znj. Çitaku ju keni mundësinë të bëheni Kryetare e Kuvendit nëse z.Hamza pranon ofertën e Kryeministrit Kurti”, shtoi Arbëreshë Kryeziu Hyseni.
Deputetët e PDK-së, ditën e sotme kanë kërkuar që seanca konstituive për vazhdimin e Kuvendit të vazhdojë nesër në ora 11:00.


























