Kryeministri Albin Kurti nuk ka komentuar organizimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështjen e Asociacionit. Ai ka thënë shkurt se beson që të pranishmit në takim do ta thonë fjalën e tyre.
Një ditë më parë, Ambasada bëri të ditur se ka marrë konfirmim nga Zyra e Kryeministrit dhe e Presidentit se do të dërgojnë përfaqësues në takim.
“Vetëm sa ka filluar takimi, besoj që ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre”, ka thënë Kurti, i pyetur nga gazetarët pas homazheve te shtatorja e Zahir Pajazitit në sheshin në kryeqytet, raporton KosovaPress.