Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim deputeten me origjinë shqiptare në Parlamentin e Kantonit të Bernës në Zvicër, Shasime Osmani, e zgjedhur nga radhët e Partisë Socialdemokrate (SP).

Kurti e uroi Osmanin për detyrën e re, duke vlerësuar kontributin e mërgatës shqiptare në Zvicër dhe rolin gjithnjë e më të madh të shqiptarëve në jetën politike dhe shoqërore të vendit.

Gjatë takimit u bisedua për rëndësinë e arsimit, barazisë së mundësive dhe fuqizimit të grave në politikë, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

Kryeministri vlerësoi angazhimin e znj. Osmani dhe rrugëtimin e saj si shembull frymëzues për të rinjtë dhe për komunitetin shqiptar në diasporë. 

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish