Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar pjesëmarrësit e Sunny Hill Festival, i cili ka nisur edicionin e radhës në Prishtinë.
Kurti ka thënë se festivali, i organizuar nga Dua Lipa, është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të Kosovës, duke tërhequr mbi 100 mijë vizitorë vetëm gjatë vitit të kaluar.
“Me fillimin e festivalit sot, u urojmë të gjithëve një përvojë të mrekullueshme dhe të paharrueshme. Shijoni muzikën, atmosferën dhe gjithçka që Prishtina dhe Kosova kanë për të ofruar”, ka shkruar kurti në X.
Sunny Hill Festival konsiderohet një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në vend, duke sjellë çdo herë artistë ndërkombëtarë dhe vizitorë nga vende të ndryshme të botës.


























