Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se gërmimet në lokacionin ku dyshohet për varrezë masive në Kalludër të Vogël të Zubin-Potokut do të vazhdojnë edhe për shumë javë, e ndoshta edhe për muaj, pasi eshtrat e viktimave janë të shpërndara.
Kurti tha tha se zhvillimet në këtë lokacion dëshmojnë përpjekjet për fshehjen e krimeve të luftës, teksa bëri të ditur se gjatë kohës sa ndodheshin në terren janë zbuluar edhe mbetje të tjera mortore.


























